Kuvendi po vazhdon të jetë i bllokuar, derisa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje politike për konstituimin e tij dhe formimin e një qeverije të re.
Kësisoj, një opsion për të dalë nga kjo krizë politike, po llogariten edhe zgjedhjet e reja të jashëzakonshme, të cilat po përmenden edhe nga vetë akterët politikë.
E në lidhje me mundësinë e zgjedhjeve të reja dhe faktit se çka do ofronin ato, për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.
Së pari, ai tha se gjithë bllokada e krijuar është për shkak të partive opozitare, pasi LVV edhe i takon me Kushtetutë zgjedhja e kandidatit për kryetar/e të Parlamentit.
Ai këtë bllokadë nuk e konsideroi si një krizë institucionale, për disa arsyje, të cilat i sqaroi si më poshtë.
“Kosova nuk është në krizë institucionale, përderisa funksionojnë institucionet dhe ligjet shtetërore në tërë vendin, ndërsa mungon konstituimi i Kuvendit, të cilin e kanë bllokuar politikat e brishta të partiakëve e liderëve të këtij vendi, të instaluar të atillë, duke mohuar vlerat e institucioneve tona dhe vullnetin e këtij populli.
Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova, do të priste krijimin e institucioneve dhe qeverinë e re, por deri më tani edhe pas thirrjeve të dhjetra seancave konstituive të Kuvendit, të gjitha kanë dështuar përshkak të ndarjes politike, duke formuar një bllokadë dhe model të panevojshëm, sikur kjo bllokadë e Kuvendit, do t’i ngjante trupit të njeriut, kur nuk i fuksionon « truri ».
Mund të flitet dhe shkruhet shumë për këtë situatë, që do e quajmë edhe krizë institucionale, edhe pse LVV, dhe lideri i saj A.Kurti, kanë një qëndrim të njëjtë, duke përsëritur propozimin e kandidatës së vetë për kryetare të Kuvendit, është e drejta e tyre legjitime, të cilën nuk mundet me ia mohuar dhe derigjuar asnjë rival tjetër politik, përderisa të kuptohet domethënia e strukturës funksionale e Kuvendit, që përmes këtij organi funksionojnë edhe organet tjera, duke krijuar qeverinë”, nënvizoi opinionisti.
Krahas kësaj, Preqi u befasua si partitë qe ishin në opozitë janë në linjë me Listën Serbe, derisa përmendi edhe refuzimet që partitë në fjalë ia kanë bërë LVV-së për bashkëpunim, madje edhe koalicin, siç është rasti i LDK-së.

Madje, tha se kjo situatë vë në pah disa gjëra dhe është një lloj testi politik.
“Në këto rrethana të krijuara është e çuditshme se PDK, LDK, AAK, dhe Lista serbe, janë bërë « Një », kundër propozimit të kandidatës së LVV, z.Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit, dhe se çka po u lëvërdis këtyre, që kandidatja në fjalë nuk do i merr votat praj tyre, nga ana tjetër duhet kuptuar konceptin e « qëllimit » dhe të bllokimit, po ashtu edhe të bashkërënditjes së tyre.
Përderisa partia fituese LVV, dhe lideri i saj Albin Kurti, për të dalë nga kjo bllokadë, u bënë thirrje PDK-së, dhe LDK-së, dhe kësaj të fundit për të krijuar një koalicion qeverisës, që së bashku të krijojnë mundësinë e zhbllokimit të situatës, në anën tjetër lideri i kësaj partie Lumir Abdixhiku, e refuzon një bashkëpunim të tillë, duke kërkuar një qeveri « tranzitore » e cila ide e gjen edhe përkrahjen e liderit të AAK, Ramush Haradinaj.
Ndonse kjo situatë e thellon krizën politike në Kosovë, por nuk do të thotë se nga një situatë e tillë nuk krijojmë përvojë edhe sa do të hidhur, kjo do na shërbejë edhe si rikoperim dhe menaxhim i kulturës tonë politike, apo edhe të merret si një test i pjekurisë politike në vendin tonë”, shpjegoi ai.
Ndër të tjera, opinionisti potencoi se në rast se vazhdohet me seanca të tilla dështuese, zgjidhja e vetme, janë zgjedhjet e reja.
“Janë me rëndësi disa fakte në këtë situatë politike, që disa lider të partive politike dalin jashtë kontrolle, përmes frymëzimeve dhe filozofisë së tyre dhe shkojnë deri në atë masë që rezulltatin e kuptojnë më vonë, sepse pa e provuar humbjen apo pësimin, nuk pranojnë prova bindëse, duke qëlluar si ameter në politikë.
Prandaj, nëse vazhdohet në këtë format edhe përsëritja e seancave tjera, në njërën anë propozimi i njëjtë i partisë fituese për kandidatën e njëjtë për kryetare të Kuvendit dhe në anën tjetër refuzimi i kandidatës së propozuar, duke dështuar konstituimi i Kuvendit dhe procedurave tjera të mëtutjeshme për krijimin e qeverisë, nuk mbetë gjë tjetër vetëm zgjedhjet e jshtëzakonshme”.
Në fund, shtoi se zgjedhjet edhe mund të mos e zhbllokojnë plotësisht situatën, ngjashëm si disa parti të vogla as nuk do e kalonin pragun zgjedhor.
“Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë edhe si zgjidhje e kësaj bllokade, sepse ato mund të përsëriten, por mund të përsëritet edhe situata e njëjtë dhe e këtij aspekti, dhe përveç se, do t’ï kushtojnë buxhetit të vendit, mund të bëhët fjalë edhe për diçka më të thellë, sepse disa parti të vogla, as që do e kalojnë pragun, që do t’i ofronte vendit një pamje tjetër dhe një skenë krejt ndryshe, ndoshta dhe më funksionale”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.