Kaja Kallas në Kosovë, këto janë pritshmërit e kësaj vizite

Politika

Kaja Kallas në Kosovë, këto janë pritshmërit e kësaj vizite

Arife Morina Nga Arife Morina Më 18 maj 2025 Në ora: 10:04
Kaja Kallas

Aktualisht, Kosova po përballet me një bllokadë institucionale, ku as pas më shumë se tre muajsh nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare, nuk po mund të arrihet konstituimi i Kuvendit, ku më pas do i hapej rruga formimit të qeverisë së re.

Asnjëra parti politik, nuk ka fituar shumicën e votave, ku kësisoj ka ndasi dhe mosmarrëveshje për zgjedhjen e kryeparlamentarit/es.

Kjo situatë, e ka vendosur Kosovën para një krize institucionle, ku shumë gjëra kanë mbetur pezull si pasojë e mosformimit të qeverisë së re, shto këtu edhe dialogun me Serbinë i cili ka stagnuar tash e një kohë të gjatë.

Nërkombëtarët ndonëse kanë reaguar dhe kanë kërkuar të kalohet ky ngërç, sërish nuk duket të kenë ushtruar presion mbi liderët politik.

E së fundi, u konfirmua se Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme e BE-së Kaja Kallas do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme.

Këtë e bëri të ditur për media, Kallas gjatë hapjes së Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

“Do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në javën e ardhshme. Për këtë kemi folur edhe në darkën e mbrëmshme me liderët e shteteve të Ballkanit Përendimor – tha Kallas, duke shtuar se pret normalizim mes dy vendeve

Mirëpo, çfarë mund të pritet nga kjo vizitë e shefes së BE-së, folën njohësit e çështjeve politike.

Azemi: Serbia është pjesë e problemit, Kosova – viktimë!

E për këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli publicisti Emin Azemi.

Si fillim, ai vlerësoi presidenten Osmani dhe rolin e saj si një diplomate, derisa e ndërlidhi atë me vizitën e Kallas në Kosovë.

Në këtë rast, ai përmendi edhe ngërçin politik, në të cilin gjendet Kosova për momentin.

Image
Emin Azemi

“Dua të nëvizoj që në fillim faktin se Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, po e luan më së miri rolin e një diplomateje të vendit të saj, duke takuar e biseduar me shumë burrshtetas të huaj, ku interesi i Kosovës po përfaqësohet shumë denjësisht.

Jo rastësisht po e potencoj që në fillim kontributin e Presidentes Osmani, edhe për arsyen që lidhet me vizitën Shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, javën e ardhshme në Kosovë, por edhe për faktin se Kosova tash e disa javë ndodhet në një vakuum institucional, si pasojë e ngërçit nga mos zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit”, nënvizoi ai.

Po ashtu, publicisti vlerësoi Kallas dhe punën e saj, derisa përmendi faktin se vjen nga një shtet anti-rus dhe ka gatishmër për të zgjedhur problemet Kosovë-Serbi.

Ai shpreson që pas vizitës së Kallas, të largohen edhe masat sanksionuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës.

“Kaja Kallas, siç dihet vjen nga një vend baltik ku sentimenti antirust është mjaft i zhvilluar, dhe më mirë se kushdo tjetër, madje edhe më mirë se pararendësi i saj Borreli, ka vullnet dhe gatishmëri që problemet e hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë t’i sheh në një dioptri pak më objektive.

Shpresoj që kjo vizitë do t’i paraprijë heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës, si parakusht për krijimin e një terreni më të favorshëm për tejkalimin e këtyre problemeve të hapura, ku Serbia gjithsesi është pjesë e problemit. Vetëm duke e detektuar si të tillë Serbinë, rajoni ka ardhmëri dhe me këtë edhe Kosova ka shans të futet në proceset normale eurointegruese”, përfundoi Emin Azemi për “Bota sot”.

Halimi: Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas duhet t’ia bëjë të qartë liderëve politik këtë gjë

Kurse, edhe analisti politik, Jeton Halimi vizitën e Kallas e ndërlidhi me bllokadën në të cilën gjendet Kosova, e ku për këtë gjë fajësoi të gjitha partitë politike.

Sipas tij, partitë duhet ta kenë prioritet zhbllokimin e situatës, zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe formimin e qeverisë së re.

Image
Jeton Halimi

“Shpresojmë shumë që do të bëhet më shumë presion te Kurtit për mos formimin e instutcioneve të shtetit. Fajin këtu e kanë edhe partitë opozitare si PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, të cilat janë hisadare në këtë bllokadën e Kuvendit Kosovës. Shto këtu dialogun me Serbinë, që ka mbetë shumë mbrapa, shtetin tonë e presin shumë sfida dhe liderët i japin vetës shumë komoditetin dhe mundohen të fajësojnë njëri-tjetrin. Në rendin e parë, duhet të jetë prioritet zgjedhja e kryetarit Kuvendit dhe sa më shpejt edhe qeverin të re”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, analisti potencoi se Kallas duhet t’ia bëjë të qarët politikanëve që duhet të formohen institucionet dhe të mos mendohen zgjedhjet e reja.

Ai përmendi edhe mesazhet që u dha në një darkë joformale mes liderëve të rajonit të Ballkanit.

“Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas duhet t’ia bëjë të qartë liderëve politik, se sa ma parë, Kosova duhet t’i ketë instutcionet e veta, mos të mendojnë me shku sërish në zgjedhje.

Në darkën jo fromale që kishin të bëjën me liderët e Ballkanit Perëdimor ka dhënë mesazh të qart se 6 vendet duhet të ecin si bllok drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe assesi nuk duhet t’iu ndalet rruga apo njëra të shkëputet nga ky procese shumë i madh. Normalisht, pa lënë anash edhe luftën Ukrainë-Rusi, e cila ka sjellë pasoja shumë të mëdha, te të gjitha vendet e botës dhe Ballkanit Perëndimor”, përmbylli Jeton Halimi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat