“Gënjeshtër e rafinuar” – Mustafi shpërthen ndaj Beogradit: Po fshihni diskriminimin!

Politika

“Gënjeshtër e rafinuar” – Mustafi shpërthen ndaj Beogradit: Po fshihni diskriminimin!

Nga: A.SH Më: 31 maj 2025 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Në konkursin e fundit të Policisë së Serbisë nuk është pranuar asnjë shqiptar. Derisa, nga Serbia ka thënë se “asnjë shqiptar nuk ka shprehur interesim për t’iu bashkuar Policisë së Serbisë”,

Për këtë ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku sipas tij, nuk është pranuar asnjë shqiptar nga Lugina e Preshevës, pavarësisht aplikimeve nga kjo zonë.

Ministri tha se në konkursin e fundit të Policisë së Serbisë, nga 43 policë të pranuar në Preshevë dhe Bujanoc, asnjëri nuk është shqiptar. “Po ashtu, nga 22 policë sa janë në Medvegjë, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar”, shtoi Sveçla.

Ai e cilësoi këtë si dëshmi të qasjes diskriminuese të Serbisë ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

“Ky spastrim etnik që Serbia po ua bën në çdo formë shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke ua shkelur rrjedhimisht çdo të drejtë elementare të tyre, duhet ndëshkuar e ndalur menjëherë nga faktori ndërkombëtar

Përfaqësues shqiptarë në Luginë thonë se shqiptarët nuk shohin perspektivë reale në integrimin në institucionet e shtetit serb, për shkak të trajtimit të pabarabartë, mungesës së avancimit dhe sfidave të përditshme me shtetin.

Kjo situatë thekson hendekun e thellë të mosbesimit mes shqiptarëve të Luginës dhe autoriteteve serbe – një sfidë e pazgjidhur që kërkon më shumë se thirrje formale për përfshirje.

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi gjatë një interviste për “Bota sot”, tha se kjo është një gënjeshtër gënjeshtër e rafinuar për të mbuluar diskriminimin.

Sipas Mustafit, nuk mungon vullneti i të rinjve, por mungon drejtësia, barazia dhe besimi në institucionet shtetërore serbe.

“Kjo është një gënjeshtër e rafinuar për të justifikuar diskriminimin. Shqiptarët kanë aplikuar në të gjitha konkurset, por nuk janë pranuar.

Është pikërisht diskriminimi sistemik dhe mungesa e besimit ndaj institucioneve që i detyron të rinjtë të qëndrojnë larg. Nuk mungon vullneti – mungon barazia, drejtësia dhe besimi”, thotë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat