Në një intervistë, Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, u shpreh se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, për Kosovën dhe Serbinë, duhet parë në kontekstin e një lideri që po përpiqet ta rikthejë vëmendjen e opinionit publik mbi rolin e tij si “negociator i shkëlqyer”.
E në lidhje me këtë deklaratë të Kupchan, ka folur opinionisti Dedë Preqi.
Ai në një prononcim për “Bota sot” se rikthimi i Trump në pushtet, do të ndikojë në përshpejtim të një marrëveshjeje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Profesori amerikan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se, presidenti Donald Trump, mund t’i rikthehet negociatave dhe përpjekjeve të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, por premtimet e tij për paqe në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, nuk shkuan ashtu sikur kishte premtuar më herët se me ardhjen e tij në pushtet do të ndodh shumë shpejt paqa në këto vende.
Rikthimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që t’i nxisë negociatat dhe hapat drejt një marrëveshje të mundshme në mes Serbisë dhe Kosovës, do të ishte një kthesë e madhe për të dyja palët, kur dihet se këto dy vende edhe mbas 25 vjetëve të ndërprerjes së luftës në mes tyre nuk kanë akoma një qëndrueshme paqësore dhe marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe duke mos e njohur njëra-tjetrën”, deklaroi ai.

Megjithëse, Preqi u shpreh skepik se pa SHBA mund të ndodhë shpejt një marëveshje mes dy palëve, pasi që potencoi faktin se shteti serb vazhdon me politikat e saj agresore.
Për këtë, e vlerësoi si të domosdoshme përfshirjen e Trump dhe duhet patjetër t’i besojmë politikave të tij.
“Serbinë kryeneqe dhe agresore të një regjimi të pa ndryshuar nga e kaluara, do të ishte vështirë të arrihet ndonjë rezultat i mundshëm që përmes negociatave të realizohet ndonjë marrëveshje ndërfqinjësore, kur Serbia nuk i implementon dhe zbaton në praktikë marrëveshjet e tilla, siq e njohim këtë vend me iniciativat e kaluara dhe me ndërmjetësimin e BE-së.
Prandaj, për krijimin e një stabiliteti dhe ambienti paqësor në mes këtyre dy vendeve, duhet t’i besojmë politikës amerikane dhe tani me presidentin Trump, i cili duket se problemin e neglizhuar deri më tani në mes këtyre dy vendeve tani e ka futur në agjenden e vet.
Vetëm politika dhe fuqia e SHBA-ve, Serbinë, do ta fuste në binarë, dhe mund të thuhej se këtu bëhët fjalë për një shfaqje të skajshme të asaj që ne do ta quajmë marrëveshje paqësore, apo të detyrueshme, sepse Serbia, është e njejtë për deri sa Putinin dhe Rusinë e ka aleatin dhe zotin e saj”, nënvizoi ai.
Tutje, ai nuk u pajtua me deklaratën e profesorit Kupchan, pasi tha se është shumë e nevojshme që Trump të përfshihet në negociata të tilla.
Opinionisti theksoi rolin e madh që SHBA ka në Kosovë dhe gjithë ndihmën që ia ka dhënë shtetit tonë me vite të tëra.
“Me çfarë konteksti profesori Charles Kupchan e thotë këtë, se Trump, sikur nuk i realizoi premtimet e tij, për të ndërprerë luftën në mes Rusisë dhe Ukrainës, poashtu edhe ndërprerjen e luftës në mes Izraelit me Lindjen e Mesme, dhe tani ky rikthim i negociatave ndaj Kosovës dhe Serbisë, sikur presidenti mund të arrijë ndonjë fitore, kjo duket ndoshta e paqëndrueshme sipas profesorit dhe nuk mund të zhvlerësohet një iniciativë e tillë e presidentit Trump, sepse do të ishte më se e nevojshme dhe shumë urgjente paqa në mes këtyre dy vendeve për shumë shkaqe, kur bëhët fjalë edhe për rajonin.
Kosova dhe populli i saj i beson SHBA-së, popullit amerikan dhe presidentit Trump, sepse aq sa është e rëndësishme paqa në mes Kosovës dhe Serbisë, aq është e rëndësishme paqa edhe për kombet tjera që janë sot në luftë, dhe si duket presidenti Trump, e ka nisur të mbarën me zgjidhjen e problemeve pak më të vogla dhe të përfundoj me ato pak më të mëdha për ta promovuar në tërësi një paqë globale.
Me rikthimin e Trupit, për një dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, me siguri edhe Bashkësia Evropiane, duhet të angazhohet si ndërmjetësusese kryesore, mirëpo çfarë do të bëjë Kosova dhe lidershipi i saj, a do të pajtohen, nëse presidenti Trump, do ta mbështesë BE-në, apo jo, me politikat e saj të ftohta dhe të pa efektshme deri më tani, apo do të bëjë një zgjidhje të re sipas modelit «Trump», pa e pyetur njërin dhe tjetrin”, shpjegoi Preqi.
Ndër të tjera, shtoi se ritkhimi i vëmendjes së Trump në negociatat në Bruksel, është një sinjal shumë pozitiv për Kosovën.
“Prandaj, Kosova dhe populli i saj ka shumë besim në Amerikë dhe presidentin e saj, që mos të ndodh ndonjë kompromis i dhimbshëm për këtë vend, që mund ta pësoj ky popull, i cili akoma po i vuan plagët që i ka ende në trup të pashëruara nga fashizmi serb i asaj kohe dhe kërcënimet e përditshme të kësaj kohe.
Në këtë mënyrë, Kosova duhet t’i gëzohet rikthimit dhe vëmendjes së presidentit Trump, i cili do të realizonte efekte të dukshme në marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, ku ato do të zhvillohen dhe do të kalojnë përmes një ndërmjetësi të fuqishëm siç janë SHBA-në, poashtu edhe me ndihmën dhe mbështetjen e BE-së, por thjeshtë e përllogaritur në favor të palëve, në veçanti të palës së dëmtuar, siç është Kosova”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.