Anton Quni: “Bota sot” u bë zëri ynë në kohën më të vështirë, ka vlerë historike

Politika

Anton Quni: “Bota sot” u bë zëri ynë në kohën më të vështirë, ka vlerë historike

Nga: P.R. Më: 26 qershor 2025 Në ora: 14:12
Anton Quni

Kur gazeta “Bota sot” po shënon përvjetorin e 30-të jubilar të saj në skenën mediale, urimet dhe vlerësimet për punën dhe misionin e saj të shenjtë nuk kanë të ndalur.

Ish-komandanti në luftën e Koshares, tash deputet dhe nënkryetar i LDK-së, Anton Quni, thotë se “Bota sot” u bë një dritare informimi në kohën më të vështirë për Kosovën.

“Gazeta ‘Bota sot’, u themelua në një kohë të vështirë për Kosovën dhe njëkohësisht u bë pjesë e pandashme e jona, një rreze drite e informimit të saktë për shqiptarët e Kosovës që ishin nën errësirën e okupimit serb”, thotë Quni, sipas të cilit “Bota sot” padyshim që ka vlerën e vet historike.

“Puna e saj disavjeçare në drejtim të çështjes së Kosovës, ka vlerën e vet historike të pakontestueshme. Kjo gazetë u bë zëri ynë, që nga paralufta e deri në ditët e sotme”, shprehet Quni.

“Uroj që puna e gazetës ‘Bota sot’, të vazhdojë tutje edhe për shumë dekada të tjera, gjithmonë në pasqyrim të së vërtetës dhe informimit të saktë e të drejtë, ashtu siç e ka pasur edhe idenë fillestare!”, deklaron deputeti dhe nënkryetari i LDK-së, Anton Quni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat