Kërcënimi i Vuçiqit në Ditën e “Vidovdanit”/Haziri zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së Presidentit serb

Politika

Kërcënimi i Vuçiqit në Ditën e “Vidovdanit”/Haziri zbulon çfarë fshihet pas deklaratës së Presidentit serb

Nga: A.M. Më: 28 qershor 2025 Në ora: 22:30
Aleksandar Vuçiq

Rreth 8 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës është mbajtur festa tradicionale e serbëve, e njohur si “Vidovdani”.

Gjatë këtyre festimeve, Policia e Kosovës ka shoqëruar 17 persona për intervistim, të cilët, sipas autoriteteve, kanë provokuar masën duke nxitur urrejtje dhe duke mbajtur veshje me përmbajtje provokuese dhe nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Ndërkohë, nuk kanë munguar reagimet nga Beogradi zyrtar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se “do të vijë dita kur serbët do të jenë në gjendje të veshin fanella serbe dhe të bartin flamuj serbë kudo dhe krejt të lirë”.

Lidhur me zhvillimet e së shtunës, analisti politik Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se serbët vazhdojnë të ushqehen me mite dhe këngë, por realiteti i përgënjeshtron çdo ditë.

Image
Nexhat Haziri

 Ai ka shtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe në rrugë të mirë për anëtarësim në NATO.

“Asgjë e jashtzakonshme, serbet vazhdojne të ushqejnë endërrat e tyre në mite dhe këngë, por realiteti i demanton çdo ditë, Kosova është shtet i pavarur në aleancë me shtetet më të forta dhe më demokratike perëndimore, por edhe në rrugë të mirë për t`u bërë pjesë e aleancës më të fortë ushtarake në botë, siç është NATO”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Haziri ka folur edhe për deklaratën e Vuçiçt.

“Ndërsa deklaratës së presidentit serb Vuçiq të cilës po i referoheni ju, nuk paraqet asnjë kërcnim për Kosovën dhe aspak ndikuese, thjesht është një deklarat për konsum të brendshëm politik në Serbi, dhe posaqërisht tani kur regjimi në Beograd po ballafaqohet me protesta të mëdha, dhe deklaratat e tilla kanë për qëllim zhvendosjen e vëmendjes nga paknaqësia gjithnjë në rritje në Serbi ndaj qeverisë dhe politikave të Vuçiqit, duke tentuar lojën me kartën nacionaliste”, ka shpjeguar Haziri.

Në fund, ai është shprehur se serbët së shpejti do ta pranojnë realietin se Kosova është shtet i pavarur.

“Kosova dhe qytetarët e saj tashmë një kohë të gjatë e kanë përcaktuar rrugën e vet, ndërsa edhe protestuesit anti-Vuçiq në Beograd sa më shpejtë ta pranojnë dhe të pajtohen me realitetin e Kosovës së pavarur, aq më mirë do të jetë edhe për vet shoqërinë serbe”, ka përfunduar Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat