Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, situata politike në vend mbetet e paqëndrueshme.
Takimi i liderëve politikë, i cili u mbajt me synimin për të gjetur një zgjidhje konsensuale, nuk prodhoi rezultate konkrete.
E njejta u vërtetua edhe në seancat që u mbajtën pas këtyre zhvillimeve.
Ndërkaq, në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti ka zbuluar se cili është qëllimi i kryeministrit Kurti.
“E kam thënë dhe prap e përsëris faktin se z.Kurti nuk është interesuar për konsitituimin e kuvendit dhe institucioneve të vendit.Synimi i tij është të qojë vendin në zgjedhje me bindjen se do të rritet dhe në të njejtën kohë nën frymën e zgjedhjeve nacionale do të mund të pëfitojë edhe në komunat e vendit”, ka thënë ai.
Tutje, Mehmeti ka theksuar se opozita nuk ka një marrëveshje të përbashkët për të udhëhequr vendin, ndaj të gjithë duket se janë në favor të zgjedhjeve të reja.
“Në anën tjetër opozita nuk ka dakordim për të udhëheq vendin, kështu që të gjithë duket se janë në favor të zgjedhjeve të reja. Ndonëse AAK dhe Nisma janë kundër të vetëdijshëm se s`do e kalojnë pragun edhe prap do të bëhen bashkë”, ka theksuar ai.
Gjithashtu, Mehmeti ka paralajmëruar se nëse nuk ndërhyn faktori ndërkombëtar, vendi mund të shkojë në zgjedhje të përgjithshme bashkë me ato lokale.
“Nëse nuk ndërhyn faktori ndërkomëbtar vendi do të shkojë në zgjedhje bashkë me ato lokale me 12 tetor. Duhet parë se a ka interes faktori ndërkombëtarë që të formohen insitucionet apo mund të shkohet prap në zgjedhje të reja. Në këtë kuptim, duhet pritur dhe parë por ajo që shihet është synimi i Kurtit për zgjedhje dhe opozitës që nuk ka guxim për të marr përgjegjësi duke i heshur fajin e përgjegjezisë njëra tjetrës”, ka përfunduar Mehmeti.