Çfarë ndodhë pas përfundimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese? Flet Naser Rugova

Politika

Çfarë ndodhë pas përfundimit të afatit të Gjykatës Kushtetuese? Flet Naser Rugova

Nga: A.M. Më: 4 korrik 2025 Në ora: 22:03
Naser Rugova

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, që obligon deputetët të konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh, në skenën politike të Kosovës është krijuar një bllokadë e theksuar.

Gjatë kësaj periudhe, edhe Presidentja e Kosovës po zhvillon takime të ndara me liderët e partive politike, duke i pritur secilin veç e veç, me qëllim që të nxisë dialogun dhe të gjejë një zgjidhje të përbashkët për krizën institucionale.

Por, nëse përfundon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, si do të jenë procedurat për të shkuar në zgjedhje? Si bëhet shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme?

Në këtë kontekst, Ish-deputeti Naser Rugova, në një prononcim për "Bota sot",  ka theksuar rëndësinë e interpretimit të qartë ligjor dhe kushtetues, duke nënvizuar rolin ekskluziv të Gjykatës Kushtetuese në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me Kushtetutën e Kosovës.

“Së pari, kur kemi raste të paqartësive ligjore, por edhe interpretime të Kushtetutës, kompetente është vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Janë bërë disa pyetje dhe adresime për këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënëRugova.

Sipas tij, Presidentja nuk mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme pa një vendim më të qartë dhe përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese

 “Në një aktgjykim të kësaj gjykate, deputetët e Kuvendit të Kosovës obligohen ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditësh. Presidentja nuk mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme pa një qartësim shtesë apo verdikt të prerë dhe më të qartë nga Gjykata Kushtetuese”, ka përfunduar Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat