Gjykata vendosi afatin, por jo pasojat - Çfarë ndodhë pas skadimit të afatit për konstituimin e Kuvendit?

Politika

Gjykata vendosi afatin, por jo pasojat - Çfarë ndodhë pas skadimit të afatit për konstituimin e Kuvendit?

Arife Morina - Mulaku Nga Arife Morina - Mulaku Më 14 korrik 2025 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Situata në Kosovë mbetet ende e bllokuar, derisa pas shumë seancave, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet.

Partitë politike nuk po arrijnë marrëveshje mes tyre, duke sjellë ngërç të theksuar.

Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë.

Mirëpo, derisa ditë po ecin, ende nuk duhet se çka ndodhë nëse ky afat shkelet, ndonëse dihet se vendi do të përballet me një krizë politike dhe juridike të panjohur më parë.

Deri tani, përpjekjet për formimin e këtij institucioni ligjvënës kanë dështuar 44 herë.

Partitë politike vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për ngërçin dhe të mos lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 26 qershor se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Gjykata Kushtetuese nuk vendosi për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë.

“Zgjedhja e kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit është parakusht që Kuvendi të fillojë të funksionojë dhe kjo kërkon nga të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që ky i fundit të fillojë sa më shpejt të funksionojë si organ ligjvënës, vendimmarrës”, u tha në vendim.

Por, për atë se çfarë e pret vendin pas 26 korrikut folën avokatët.

Bajraktari: Sinjal shqetësues për nivelin e demokracisë në vend nëse nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese

E në lidhje me atë se çka pritet të ndodhë pas kalimit të afatit të vendosur nga Kushtetuesja, për “Bota sot” foli avokati Ardian Bajraktari.

Si fillim, ai tha se e gjithë situata e krijuar është për keqardhje dhe kjo do ndikojë në disa fusha.

“Situata në Kuvend është refleksion i mungesës së vullnetit politik në përgjithësi, e subjektit politik me numër më të madh të deputetëve në veçanti.

Situata është për keqardhje, me pasoja për vendin në shumë fusha”.

Image
Ardian Bajraktari

E në rast, të mos konsituimit të Kuvendit brenda afatit 30 ditor, Bajraktari tha se nuk ka pasoja direkte, mirëpo do godiste nivelin e demokracisë në vend.

“Është e rëndësishme që Gjykata tashmë ka vendor një standard të ri, se seanca konsituimi i Kuvendit konsitutive duhet të bëhet brenda afatit prej 30 ditësh.

Ndonëse nuk ka ndonjë sqarim apo se çka në fakt ndodhë pas kalimit të këtij afati, ndonëse zgjedhjet e reja janë përjashtuar si alternativë, e as pasoja direkte nuk ka, por duhet theksuar se është një sinjal shqetësues për nivelin e demokracisë në vend nëse nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

Ndër të tjera, avokati tha se “qartësimin veçmas të veprimeve pas publikimit të aktgjykimit, besoj se do ta bëjë Gjykata lidhur me rastet të cilat tashmë i janë adresuar nga ana e dy subjekteve politike”.

Jashari: Gjykata, ka potencuar se moszgjidhja e kryetarit të Kuvendit, nuk e qon vendin automatikisht ne zgjedhje

Kurse, edhe avokati tjetër, Arbër Jashari deklaron se nuk sheh ndonjë zgjidhje që mund ta zhbllokojë të gjithë situatën, pa ndonjë koalicion politik.

“Unë nuk shoh zgjidhje, apo dalje nga kjo situatë, pa një koalicion politik qe do t’i siguronte partisë qe ka dalë e para në zgjedhjet ne 9 shkurtit, 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë. Mundësi tjetër do të ishte edhe një marrëveshje politike, e cila mund ta parashihet edhe shpërndarjen e Kuvendit si opsion, normal pas konstituimit formal te tij”.

Jashari në një prononcim për “Bota sot” foli për afatin e Kushtetueses, derisa tha se nuk janë të qarta pasojat nëse nuk respektohet ai.

“Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit përkitazi me këtë çështje, ka caktuar një afat 30 ditor, për konstituimin e Kuvendit, por nuk ka treguar për pasojat ligjore, nëse kjo nuk ndodhë. Po ashtu Gjykata, ka potencuar se moszgjidhja e kryetarit të Kuvendit, nuk e qon vendin automatikisht ne zgjedhje”, deklaroi avokati.

Image
Arbër Jashari

Në fund, ai shtoi se zgjidhja qëndron te skenarët politik e jo ligjor.

“Në secilin variant, mendoj qe zgjidhja qëndron tek formulat politike, e jo tek ato juridike.

Çfarëdo skenari tjetër, vetëm mund të thelloj edhe me tej krizën aktuale, duke na zhytur ne situata juridke te paqarta, te cilave nuk u dihet epilogu sigurt”, përmbylli Arbër Jashari për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat