Obstruksionet në Kuvend, opinionisti: Është momenti të shihet se kush po e bllokon konstituimin

Politika

Obstruksionet në Kuvend, opinionisti: Është momenti të shihet se kush po e bllokon konstituimin

Nga: A.M. Më: 19 gusht 2025 Në ora: 21:58
Kuvendi i Kosovës, korrik 2025.

Më 20 gusht, do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive, kështu ka njoftuar Kuvendi i Kosovës. Seanca pritet të mbahet në sallën plenare, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, si dhe të nënkryetarëve. Kjo është seanca e parë që do të mbahet pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuse.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekti më i madh në Kuvend, ka propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për postin e Kryetares së Kuvendit.

Megjithatë, kandidatura e VV-së nuk po merr mbështetjen e opozitës.

Në lidhje me situatën e krijuar, opinionisti Ismail Muçiqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Vetëvendosje ka të drejtë ta rikandidojë Haxhiun.

Image
Ismail Muçiqi

"Ka të drejtë, por është e udhës të propozoj një kandidat tjetër. Është momenti të shihet se kush po e bllokon konstituimin e Parlamentit”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Muçiqi ka treguar se nw cilin rast Presidentja duhet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Nëse edhe kësaj radhe opozita bën obstruksione, atëherë Presidentja duhet të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë që mendoj se është e vetmja rrugë për të dalë nga ky qorrsokak”, ka përfunduar Muçiqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat