“Pati shkelje kushtetuese, kriza në Kuvend vazhdon”

Politika

“Pati shkelje kushtetuese, kriza në Kuvend vazhdon”

Nga: H.O. Më: 27 gusht 2025 Në ora: 23:34
Dimal Basha

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje është zgjedhur kryetar Kuvendi. Poashtu janë zgjedhur edhe 4 nënkryetar, Albulena Haxhiu nga LVV, Vlora Ҫitaku nga PDK, Kujtim Shala nga LDK dhe Emilia Rexhepi nga komunitetet joserbe. Ndërsa problem doli me komunitetin serb, që nuk arritën të zgjedhin kandidatin e tyre.

Zgjidhja e këtij problem mbetet të shihet në seancën e radhës të së enjtes.

Por ky hap i deputetëve të Kosovës, a është drejtë zgjidhjes së krizës politike prej më tepër së gjysëm viti?

Analistja e ҫështjeve politike, Magbule Shkodra, ka thënë se tani Kuvendi ka kaluar në një krizë tjetër politike.

Image
Magbule Shkodra

“Kuvendi prej një krize, tani doli në një krizë tjetër. Ndonëse është zgjedhur kryeparlamentari, tani kemi krizën tjetër, ҫështjen e nënkryetarëve”, vlerëson ajo.

Ajo thekson se mënyra se si janë votuar nënkryetarët e komuniteteve, përbën shkelje kushtetuese.

“Kushtetuta parasheh që nënkryetarët e minoriteteve jo serbe, dhe minoritetit serb, të votohen në pako dhe ndarja e tyre në mënyrë të veҫantë, paraqet shkelje kushtetuese. Kriza do të thellohet derisa nuk korigjohet ky gabim”, thotë Shkodra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat