Nt/ “Ideja e Presidentes për krijimin e një qeverie kalimtare, qoftë edhe me legjitimitet të cunguar, është e mirëseardhur”
Qeveria e Kosovës nuk është formuar ende, dhe Presidentja Vjosa Osmani po përgatitet të ndërhyjë për të siguruar funksionimin e shtetit.
“Presidentja do të bëjë thirrje për një kompromis politik, nëpërmjet të cilit do të garantohet interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, si dhe të sigurohet rruga përpara për avancimin e vendit”, tha Kupina të martën.
Avni Arifi ka deklaruar për “Bota sot” se pas votimit të së dielës është e pamundur të ketë Qeveri Kurti 3, prandaj ideja e Presidentes për një qeveri kalimtare është e domosdoshme për të shmangur krizën buxhetore dhe humbjen e fondeve të BE-së.
Ai thekson se krijimi i një qeverie të tillë është jetik, por dyshon se VV do të reflektojë.
“Meqenëse votimi i së dielës e përjashtoi mundësinë që me këtë legjislaturë të ketë Qeveri Kurti 3, ideja e Presidentes për krijimin e një qeverie kalimtare, qoftë edhe me legjitimitet të cunguar, është e mirëseardhur, sepse kësisoj do të shmangej jo vetëm kriza buxhetore, por edhe do të përfitonim dhjetëra milionë euro të BE-së që rrezikojmë t’i humbim.
Nuk e besoj që Kosova e ka këtë luks. E vlerësoj jetike krijimin e një qeverie kalimtare, por nëse do të reflektojë VV-ja, nuk e di — dhe është vështirë për t’u besuar” – përfundon ai për “Bota sot”.