Opozita bllokon formimin e qeverisë, Dedë Preqi paralajmëron rreziqet e një shteti pasiv

Politika

Opozita bllokon formimin e qeverisë, Dedë Preqi paralajmëron rreziqet e një shteti pasiv

Nga: A.M. Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 22:38
Foto ilustrim/ Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj

Opinionisti Dedë Preqi, në një prononcim për "Bota sot", ka thënë se situata aktuale politike në Kosovë po krijon një ngërç të thellë institucional.

Ai ka vlerësuar se një krizë e tillë, megjithëse e dëmshme, mund të sjellë edhe mësime për të ardhmen.

"Do të ishte në dëmin tonë nëse do detyrohemi të shkojmë në zgjedhje të reja, por më në fund edhe kjo do të ishte një zgjidhje, kur në mungesë të qeverisë edhe Parlamenti dhe institucionet nuk janë funksionale, duke marrë domethënjën e një shteti pasiv, duke marrë parasysh edhe buxhetin e pa miratuar të shtetit për vitin 2026, si edhe donacionet që vijnë nga BE-ja. Ajo që është duke ndodhur në Kosovë, njëkohësisht është edhe një lloj përvoje e hidhur përmes së cilës duhet të mësojmë apo të përplotësojmë përvojat tona në ndërtimin dhe forcimin e shtetit, mirëpo ky lloj ngërçi politik, nuk është i rastësishëm, por është mirë i menduar dhe i planifikuar nga ata që nuk duan të ecën përpara ky vend, duke i dhënë ekzistencës tonë politike një mesazh jo të mirë dhe kulturor, që na ndihmon për arritje të reja", ka theksuar ai.

Image
Dedë Preqi

Po ashtu, Preqi ka shtuar se vonesat në krijimin e qeverisë nuk lidhen me mungesën e mundësive, por me qëndrimin e opozitës.

"Dhe instrumentet e kësaj shfaqje të partive politike ish-opozitare kanë të bëjnë thjeshtë me mos interesimin e tyre për të krijuar institucione apo qeveri të re nën udhëheqjen e partisë fituese dhe udhëheqësin e saj z.Albin Kurti, por edhe as me arritjen e mundësive dhe kryerjen e detyrave të cilat na obligon shteti dhe qytetari i këtij vendi. Në këtë kuptim përdoret «kryeneçësia» ndërpartiake, apo refuzimi i bashkëpunimit pozitë-opozitë, që do të thotë, aq më qartë do të dalë në pah se ç’është shteti jonë dhe cilën kahe do e merr, nëse tregohemi të pafuqishëm ta drejtojmë dhe zotërojmë ekzistencën e tij në mënyrë të duhur dhe funksionale", ka shtuar ai.

Sipas Preqit, LVV-ja, e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por mungesa e bashkëpunimit nga PDK, LDK dhe AAK po pengon formimin e qeverisë së re.

" LVV, në krye me Albin Kurtin, i fitoi zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit, por në mungesë të vullnetit politik të ish-partive opozitare në krye me PDK, LDK dhe AAK, për bashkëpunim me këtë subjekt politik për të plotësuar numrat e nevojshëm nuk arrihet formimi i qeverisë së re, me ç’rast Kosova, vazhdon të mbetët në një krizë institucionale.

Njëri ndër deputetët e AAK-së, z.D.Haradinaj, në një debat politik propozon, se një qeveri kalimtare, do ta krijonte një lloj zgjidhje të përkohshme për të dalë nga kriza politike dhe institucionale, që ndoshta do ta kishte efektin e vet, por deputeti në fjalë e ka edhe hallin e partisë së vet, sepse disa parti të vogla në zgjedhjet e ardhshme mund të mbesin pa kaluar pragun edhe pse AAK, në zgjedhjet lokale ka fituar disa komuna.

Tani kanë mbetur edhe pak ditë për deri sa z.Glauk Konjufca, e ka topin, duke e pritur në çfarë kahe do të driblon për të shënuar apo për të gjuajtur mbi portë, duke i dhënë kahe tjetër, të cilën tani më po e dimë të gjithë, por deri atëherë mund të arrihet edhe ndonjë marrëveshje apo votat në Kuvend, mund të dalin befasishëm nga ndonjë vullnetar i mundshëm i subjektit politik dhe të krijohet qeveria e re, përndryshe shkohet në zgjedhje të reja, të cilat mund ta sjellin të njëjtin fat…

Prandaj, sa më shumë që do të zgjatet koha e arritjes së ndonjë marrëveshje të mundshme për krijimin e qeverisë së re, aq më pak do krijohet përshtypja e besueshmërisë ndaj liderëve partiak, të cilët i kanë frenjtë e deputetëve të vet në dorë, vullneti i të cilëve është i kufizuar dhe mbahet nën autoritetin partiak, duke menduar se nga pushteti ekziston gjithçka, apo çdo rritje pushteti është edhe «përparim», apo edhe e kundërta", ka përfunduar Preqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat