Pse Kurti nuk bëri pazare? Musliu zbulon kush e bllokoi shtetin dhe ‘godet’ rëndë PLAN-in!

Politika

Pse Kurti nuk bëri pazare? Musliu zbulon kush e bllokoi shtetin dhe ‘godet’ rëndë PLAN-in!

Nga: A.M Më: 14 dhjetor 2025 Në ora: 21:31
Albin Kurti, Lumir Abdixhiku, Bedri Hamza e Ramush Haradinaj

Kosova edhe pak ditë do i mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Më 28 dhjetorit, qytetarët e vendit do u drejtohen kutive të votimit, për herë të dytë në nivel qëndror, brenda këtij vitit.

E në lidhje me zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe skenarët që mund ta presin vendin, për “Bota sot” foli juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Si fillim, ai përmendi se deri te këto zgjedhje të jashtëzakonshme, erdhi pas bllokadës së partive opozitare dhe refuzimit që të bashkëpunojnë me LVV-në, ndonëse potencoi se kishte përpjekje për disa muaj nga Kurti e Osmani për të formuar institucionet e reja.

“Edhe përkundër tentativave të panumërta për konstituimin e institucioneve më vitale të shtetit, vullnetit të mirë të Albin Kurtit, si fitues i zgjedhjeve, dhe presidentes Vjosa Osmani, nga njera anë, dhe bllokadës së PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, nga ana tjetër, fatkeqësisht vendi u detyrua të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në gjykimin tim, shkaktari i kësaj krize të provokuar dhe kordinuar institucionale, është PLAN-i, e në veçanti LDK-ja, e cile u tregua skajshmërisht e papërgjegjshme, sepse kryeministri në detyrë Kurti, disa herë i bëri thirrje publike LDK-së për bashkëqeverisje, veçanërisht në dy raste i dërgoi ftesë zyrtare Lumir Abdixhikut që bashkarisht t’a formojnë Qeverinë, i cili kategorisht refuzoi”.

Musliu, potencoi se NISMA ishte e vetmja parti që shprehu gatishmëri për bashkëpunim me LVV-në, por që Limja vendosi kushte të papranueshme dhe Kurti nuk bëri pazare me të.

“E vetmja parti që ishte e gatshme për koalicion, ishte Nisma, e cila dështoi, sepse Fatmir Limaj vendosi kushte të papranueshme, madje absurde, mbase me vetëm tre deputet kërkonte postin e kryetarit të Kuvendit. Konsideroj se, kjo më tepër i ka përngja një shantazhi, sesa një oferte për bashkëpunim, mbit ë gjitha kur dihet se ai është në listën e zeze të SHBA-ve.  Mirëpo, Kurti si politikan parimor, i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk bëri pazare, nuk e kontabandoi dhe nuk e tradhtoi votën e sovranit, sikurse PLAN-i, prandaj refuzoi kërkesën e Limajt”, shtjelloi ai.

Image
Juristi nga Belgjika, Skënder Musliu.

Kurse, sa i përket LDK-së, juristi thuri lavde për kohën sa këtë parti e udhëheqte presidenti historik, Ibrahim Rugova, ku tha se shty shumë vendime të mëdha në të mirë të vendit.

Mirëpo, sipas tij, LDK nuk është më ajo që ka qenë që nga ardhja e Isa Mustafës, ku në këtë pikë përmendi edhe koalicionet e shumta me PDK-në, të colat e dëmtuan këtë parti.

“Vlen të theksoj se, LDK-ja e Ibrahim Rugovës, ka qenë partia më progresiste, më e avansuara dhe më e emancipuara politikisht, jo vetëm për kohën kur ajo u formua dhe veproi, sepse ishte dhe shërbeu si udhërrëfyes, ndërtoi vizionin për të ardhmen e Kosovës, kishte parime, sens institucional dhe shtetformues, urtësi, bashkëpunuese dhe afërsi me aleatët strategjik, të cilëve publikisht u thoshte se koncesini më i madh ndaj Serbisë, është Kosova shtet i pavarur dhe demokratik, aleatëve dinte t’iu thoshte edhe, jo, i respektonte, por edhe nuk iu nënshtrohej. LDK-ja rugoviane kishte një anëtarësi besnike, kompakte, kontribuese në të gjitha aspektet, e homogjenizoi dhe përfitoi simpatinë e popullit, i cili në momentet më të vështira u bë bartës i Luftës Çlirimtare të Kosovës deri në fitore.

Mirëpo, me ardhjen e Isa Mustafës, të cilin në krye të LDK-ës e solli SHIKU -PDK-ja, me të vetmin qëllim t’a dobësojë LDK-në, çdo gjë ndryshoi. Edhe pse Isa Mustafa gjatë çdo fushate zgjedhore deklaronte se nuk bënë koalicion me kriminelat e PDK-së, ai u bë pjesë e çdo qeverie të PLAN-it famkeq, duke e shndërruar LDK-në në patericë të PDK-së. Me shkuarjen e Mustafës, erdhi Lumir Abdixhiku, që si mentor e kishte Isën, i cili jo vetëm që asgjë nuk ndryshoi, përkundrazi, gjërat u përkeqësuan, mbase pëveç lidhshmërisë dhe vazhdimsisë të LDK-së me PAN-in, LDK-ja u bë edhe partia më bllokuese që sabotoi formimin e institucioneve duke e vendosur shtetin në vështirësi të paparashikueshme, edhe pse LDK-ja rugoviane karakterizohej si parti institucionaliste dhe shtetformuese. Dhe pikërisht politikat korruptive dhe inkriminuese të Isa Mustafës, duke devijuar nga filozofija rugoviane, dhe tani « Rruga e Re » e Lumir Abdixhikut, duke i larguar apo izoluar nga partia rugovistët e vërtetë, kanë kontribuar që elektorati tradicional i LDK-së, me të drejtë t’ia jep votën Listës Guxo, respektivisht Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës dhe shumë të tjerëve, që ende kultivojnë dhe predikojnë filozofinë e Rugovës, derisa Abdixhiku  abuzon dhe konsumon autoritetin e Rugovës”, shpjegoi Musliu.

Tutje, ai kritikoi kryesinë e tanishme të LDK-së dhe qasjen e tyre ndaj zhvillimeve politike dhe refuzimit të bashkëpunimit me LVV-në.

Në këtë rast, përmendi deputeten Hykmete Bajramin dhe akuzat që kjo në vazhdimësi ka bërë ndaj zyrtarëve të LVV-së.

Sipas tij, akuzat e mëposhtme nuk qëndrojnë, pasi më shumë janë shpifje dhe manipulim për qytetarët.

“Në vend që LDK-ja të shkëputej nga partitë e inkriminuara, siç është PAN-i, përkundrazi, ajo bashkëpunon ngushtë me t’a, duke e kritikuar pamëshirshëm LVV-në, e cila rrënjësisht ndryshoi qeverisjen në Kosovë, madje duke i dhënë shembull edhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.  Këto kritika kundër LVV-së, adresohen përmes « megafonit » Hykmete Bajrami, e cila përmes rrenave dhe mashtrimeve helmon dhe manipulon opinionin, si shembull konkret po përmendi edhe pretendimet e saja, kinse Qeveria Kurti importon rrymë nga Vuk Hamoviqi, nga Serbia. Këto rrena të kulluara të H. Bajramit i demantoi me argumente, deputeti Muja i LVV-së, ministrja në detyrë Rizvanoli, RTK-ja dhe kryeministri në detyre Kurti, me kundërargumente se pikërisht LDK-ja dhe PDK-ja e kanë patur Bordin e KEK-ut, madje me kryetar të Bordit nga LDK-ja, kanë furnizuar Kosovën me rrymë për mbi një dekadë nga Vuk Hamoviqi, duke paguar qindra e qindra miliona euro, kurse Qeveria Kurti importon rrymë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Danimaka. Se Hikmete Bajrami është shndërruar në një shpifëse e çertifikuar për manipulin e opinionit, e cila gati çdo ditë dezinformon publikun, vërteton edhe propaganda e saj se, gjatë Qeverisë Kurti 2, paska patur me miliona humbje të energjisë elektrike, kriptovaluta dhe laboratore të drogës në veri të Kosovës. Dua t’ia përkujtoj megafonit të LDK-së, se këto janë rrena të kulluara, sepse kjo ka ndodhur pikërisht gjatë qeverisjes së PLAN-it, e që Albin Kurti i mbylli dhe i detyroi serbet e veriut t’a paguajnë rrymën, që nuk e kishin paguar për dy dekada. Mirëpo, do të ishte mirë që H. Bajrami t’i jep shpjegime opinionit se çka ndodhi me vjedhjen e mbi dy millionë eurove derisa ajo ishte ministre e Ekonomisë, se për çka ajo u hetua nga Task Forca dhe si ajo u bë (bashkë) pronare e rrjetit më të mdh të barnatoreve në Kosovë!?”.

Gjithashtu, Musliu u ndal edhe te PDK dhe veprimtaria e saj politike, e që edhe për të kishte disa kritika.

Ai përmendi synimet që kishin komandatët pas përfundimit të luftës, e për të cilët thotë se edhe sot e thonë fjalën e fundit, ndonëse kryetar formal i PDK-së është Bedri Hamza.

Sipas tij, Hamza “është vetëm një marionetë që dirigjohet dhe manipulohet nga Shtabi i Rognerit”.

“PDK-ja si parti politike u formua menjëherë pas luftës dhe demobilizimit të UÇK-së, e cila veten e konsideronte me ADN dhe vazhdimësi të UÇK-së. Dhe në vend që të ashtuquajturit komandanta dhe çlirimtarë të Kosovës, të integroheshin pas luftës në TMK, ata vendosën të formojnë parti politike, me të vetmin qëllim, të vijnë në pushtet, ashtu siç e kishin planifikuar para luftës, gjatë dhe pas luftës, që përmes metodave brutale dhe kriminale, duke i likuiduar kundërshtarët politik dhe ushtarak të FARK-ut, t’i realizojnë qëllimet e tyre. Duke përdorur ndër vite një propagandë të egër, kinse PDK-ja e çliroi Kosovën, arritën t’a indoktrinojnë opinionin duke krijuar narrativën e rrejshme se, pa këta nuk do të çlirohej Kosova.

Me propagandën e frikësimit të kundështarëve, likuidimet e veprimtarëve të LDK-së, vrasjet e ushtarakëve - komandantëve të vërtetë dhe të devotshëm, krijuan një ambient të rëndë dhe frikë në opinion, arritën të qëndrojnë në pushtet. Ajo çka është karakteristike dhe që duhet theksuar domosdoshmërisht, është fakti apo fatkeqësia se, PDK-ja u formua nga Shtabi famkeq i Rognerit dhe klani i tyre, i cili rrejshëm luante rolin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që për qëllim kishte marrjen e meritave të luftës, pa kurfar kontributi, përveç që e përçanë ushtrinë në FARK dhe UÇK, edhe pse ato ishin një, mbase tani po vërtetohet në proçesin gjyqësor në Hagë, ku ata vet deklarojnë se nuk kanë qenë pjesë e luftës dhe nuk kanë patur kurfar përgjegjësie. Fatkeqësisht Shtabi i Rognerit ende është prezent në PDK, e kontrollon dhe e dirigjon ate, disa janë në Hagë, disa ishin e disa janë deputet në Kuvendin e Kosovës, kurse të tjerët me arrogancë veprojnë nga prapavija. Edhe Bedri Hamza si kryetar i ri i PDK-së dhe kandidat për kryeministër, është vetëm një marionetë që dirigjohet dhe manipulohet nga Shtabi i Rognerit”, shpjegoi ai.

Në vazhdim, juristi zbërtheu në rast se PDK duhet të garojë ende për pushtet.

Ai vlerëson se pa distancim nga e kaluara, kjo parti as nuk duhet të vijë në pushtet.

“Sëkëndejmi, shtrohet pyetja se, a duhet kjo PDK të garojë për pushtet!? Konsideroj se, kjo parti pa u distancuar dhe shkëputur nga e kaluara kriminale,  Shtabit të Rognerit, strukturat e SHIK-ut dhe pa reforma të strukturuara, nuk do të duhej të vinte në pushtet, sepse PDK-ja që nga paslufta ka vepruar si një organizatë e strukturuar kriminale me metoda mafioze e përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuara, duke kapur policinë, prokurorinë, gjyqësorin, doganat, kompanitë publike të cilat i shkatërruan në temel, plaçkitën mijëra hektarë tokë të përgjakur të Kosovës, pikërisht ashtu siç kishte thënë edhe Ibrahim Rugova se, PDK-në nuk duhet lënë të vije në pushtet sepse është  rrezik për shtetin. Prandaj të gjithë luftën elektorale që po e bënë PDK-ja, është për t’i ikur drejtësisë dhe për t’a shpëtuar pasurinë e fituar nga krimi”.

Po ashtu, Musliu kishte disa fjalë edhe për AAK-në, e që sipas tij arrtijet e saj erdhën vetëm pas koalicioneve me PDK-në dhe LDK-në, jo se ka bazë të saj elektorale të madhe.

“AAK-ja po ashtu gjithnjë ka qenë pjesë e koalicioneve të qeverisjeve suksesive dhe nuk dallohet shumë nga PDK-ja dhe LDK-ja. Edhe pse lideri i saj Ramush Haradinaj erdhi në postin e kryeministrit me premtime kundër demarkacionit, fatkeqësisht ai e sponzorizoi dhe në fund Kuvendi miratoi Ligjin për demarkacinin, që i fali 8.200 ha tokë Malit të Zi. Kjo parti, sikurse PDK-ja njihen si partia që shitën me mijëra çertifikata për veteran të rrejshëm, prej nga vjen edhe një numër i madh i votuesve. AAK-në e kanë përcjellë shumë afera korruptive, nga të cilat është 53 milionshi i Pal Lekaj, që nuk ka mund të ndodh pa bashkëpunimin dhe pa lejen e Ramush Haradinaj. Haradinaj ka merita të mëdha gjatë luftës, kurse në paqe ka qenë pjesë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në veçanti bashkëpunimi me Radoiçiqin”, u shpreh juristi nga Beligjika.

Ndër të tjera, ai mbështeti Kurtin dhe qeverisjen e tij, derisa përmendi disa nga të arriturat kryesore, e një nga to ishte edhe ndalimi i ndarjes së Kosovës.

“Qeverisja e LVV-së me Albin Kurtin, është Qeveria më pragmatike, më e sukseshmja, më e pakorruptuara që vendosi standarde të larta qeverisje. Ajo ndaloi ndarjen e Kosovës, çliroi Veriun e Kosovës nga strukturat kriminale serbe, pamundësoi aneksimin e Kosovës nga Serbia në Banjskë, edhe përkundër insistimit të ndërkombëtarëve, nuk formoi Zajednicën, armtosi dhe forcoi FSK-në, rriti pagat, pensionet, ndihmat sociale, shtesat për fëmijë, ndihmoi studentët, zvogëloi papunësinë, mbylli komunat paralele serbe, mbylli bankat dhe postat e Serbisë, e shumë e shumë të tjera.

Të gjithë këto që theksova më lartë, kanë për qëllim t’ia përkujtoj sovranit, që para se t’a hedhin votën në kuti, t’i mendojnë të këqijat e PLAN-it që ia bërë Kosovës”, përmbylli Skënder Musliu për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat