Ditët e fundit, kanë qenë të shpeshta njoftimet ku Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka bërë thirrje për tërheqjen e disa produkteve ushqimore.
Para pak ditësh, kjo agjenci bëri të ditur se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar disa njoftime lidhur me praninë e toksinës Cereulide në produkte të qumështit formulë për foshnje të markës “APTAMIL”, të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë.
“Për shkak të nivelit të rrezikut të konsideruar serioz, AUV, në bashkëpunim me kompaninë importuese UNION sh.p.k., Vushtrri, është duke ndërmarrë masat e menjëhershme për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu”, kishte njoftuar AUV.
Mirëpo, sa mund të jenë të alarmuar qytetarët e Kosovës për gjithë këto njoftime?
Gazeta ‘Bota sot’ ka kontaktuar AUV-in lidhur me këto njoftime, të cilët kanë deklaruar se ‘Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pas marrjet së njoftimit nga Sistemi i Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka njoftuar opinionin publik për praninë e toksinës Cereulide në produkte të qumështit formulë për foshnje të markës APTAMIL, të prodhuara në Gjermani, Holandë dhe Irlandë’.
AUV: Mbetemi të përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese
“Për shkak të vlerësimit nivelit të rrezikut të konsideruar serioz, AUV, menjëherë i ka dërguar Inspektorët e saj dhe në bashkëpunim me kompaninë importuese UNION sh.p.k., Vushtrri, është duke ndërmarrë masat për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu dhe asgjësimin e tyre. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe në zbatimin e masave parandaluese dhe kontrolluese, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Muharrem Shahini, zyrtar për media nga AUV-i.
Ai ka dërguar edhe tabelën me produktet të cilat duhet të tërhiqen nga tregu duke u bazuar në datën e skadimit çdo produkt i blerë i cili e ka njërën nga datat e skadimit sipas listës si më poshtë duhet të kthehet në vendin e blerjes.
“Përshkrimi i artikullit Data e skadimit Origjina
APTAMIL 3 6X800G CR/SL 19.06.2026 Irlandë
APTAMIL 3 6X800G CR/SL 18.07.2026 Irlandë
APTAMIL 3 6X800G CR/SL 10.09.2026 Irlandë
APTAMIL 3 6X800G CR/SL 20.11.2026 Irlandë
APTAMIL 3 6X800G CR/SL 18.12.2026 Irlandë
APTAMIL 2 6X800G CR/SL 19.06.2026 Irlandë
APTAMIL 2 6X800G CR/SL 19.07.2026 Irlandë
APTAMIL 2 6X800G CR/SL 08.09.2026 Irlandë
APTAMIL 2 6X800G CR/SL 26.10.2026 Irlandë
APTAMIL 2 6X800G CR/SL 30.11.2026 Irlandë
APTAMIL 2 6X800G CR/SL 30.11.2026 Irlandë
APTAMIL 2 6X800G CR/SL 19.12.2026 Irlandë
APTAMIL 1 6X800G CR/SL 27.07.2026 Irlandë
APTAMIL 1 6X800G CR/SL 01.11.2026 Irlandë
APTAMIL 1 6X800G CR/SL 27.11.2026 Irlandë
APTAMIL 3 6X800G CR SL 18.02.2027 Irlandë
Përshkrimi i artikullit Data e skadimit Origjina
APTAMIL AR 2, ENG 24X400G 24.09.2026 Holandë
APTAMIL AR 2, ENG 24X400G 02.01.2027 Holandë
Përshkrimi i artikullit Data e skadimit Origjina
Aptamil Pronutra Pre 800g, 10.11.2026 Gjermani
Aptamil Pronutra Pre 1.2 kg, 19.11.2026 Gjermani
Aptamil Profutura Pre 800g, 20.04.2027 Gjermani”, thuhet në përgjigjen e AUV-it.
Kaҫaniku: Përgjegjësia e parandalimit të rrezikimit nga ushqimi me përbërës është po me këtë renditje: Prodhuesi, RASFF dhe AUVK
Mirëpo, lidhur me atë se kush duhet të merret me parandalimin e rrezikut nga ushqimi i përbërë me toksina, nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku, ka thënë se, ‘RASFF, AUVK, Prodhuesi...edhe mediumet e informimit publik kanë vepruar konform obligimeve profesionale e humane për të informuar drejt e me kohë dhe për të mos shkaktuar alarme / shqetësime të tepërta e të panevojshme’.
“Konform mandatit që i takon AUVK-ja ka thirr për kujdes ndaj disa produkteve të ndjeshme dhe ka urdhëruar tërheqjen e tyre nga tregu me qëllim të mbrojtjes së qytetarit konsumator të Republikës së Kosovës. Këtë e ka bërë edhe prodhuesi. Ndërsa AUVK-ja është njoftuar nga Agjencioni i BE-së RASFF – Sistemi për Njoftime të shpejta lidhur me sigurinë e ushqimeve”, thotë Kaçaniku për ‘Bota sot’.
Ndërsa i pyetur se kush duhet të merret me parandalimin e rrezikut nga ushqimi i përbërë me toksina, ai thotë se OJQ KONSUMATORI është në bisedime të vazhdueshme që qytetarit konsumator t’i jepet mundësia e participimit në një pjesë të transparencës, të drejtave e obligimeve dhe të interesave e dinjitetit vetanak dhe të përgjithshëm.
“Kjo, në kontekstin e vetëdijesimit edhe të marrjes së një pjese të përgjegjësisë për të qenë partner i Shtetit dhe bashkëpunues me AUVK-në. Jemi në pritje të përgjigjes. Përndryshe, përgjegjësia e parandalimit të rrezikimit nga ushqimi me përbërës është po me këtë renditje siç e nisëm bisedën: Prodhuesi, RASFF dhe AUVK me ndihmën e mediumeve të informimit publik dhe të vetë qytetarëve konsumatorë si dhe të familjeve konsumatore të Republikës së Kosovës”, vlerëson ai.
Bellaqa: AUV duhet të bëj kontrolle dhe të lëshojë vendime e gjoba aty ku ka shkelje të ligjit
Lidhur me këtë shqetësim të qytetarëve, ka folur edhe eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa. Ai vlerëson se, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, thirrjet që i ka bërë ditëve të fundit janë të duhura dhe duhet vlerësuar, por duhet që të bëj kontrolle dhe të lëshojë vendime aty ku ka shkelje të ligjit dhe të lëshoj gjoba ku si qëllim duhet ta ketë edukimin dhe jo ndëshkimin.
“Por duhet të jetë shumë rigoroze aty ku ka në shitje produkte me afat të skadimit sepse është në pyetje shëndeti i popullit të Kosovës, në ketë rast duhet të zhvillojë kampanja mediatike që të sensibilizohen si bizneset ashtu edhe qytetarët e Kosovës dhe të rritet vetëdijesimi dhe besueshmëria institucionale dhe te krijohet një ambient rregullator. Të krijohet transparenca dhe besueshmëria dhe qytetarët e vendit nuk duhet të ushqehen me produkte të dyshimta dhe jo cilësore që AVUK duhet te ketë mekanizma zbatues dhe kontrollues dhe të jetë efikase dhe e mbështetur nga qeveria e ardhshme dhe nga Kuvendi Kosovës dhe organet e sigurisë”, vlerëson eksperti i ekonomisë, Jakup Bellaqa.