Eksperti i sigurisë: Mosdorëzimi i Milan Radoiçiçit rrezikon veriun dhe bllokon dialogun

Politika

Eksperti i sigurisë: Mosdorëzimi i Milan Radoiçiçit rrezikon veriun dhe bllokon dialogun

Nga: H.O. Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 08:05
Milan Radoiçiçi

Eksperti i sigurisë Fidair Berisha vlerëson se kërkesa e Kryeministrit Albin Kurti për dorëzimin e Milan Radoičić është e drejtë dhe e domosdoshme, por me gjasë vështirë e realizueshme për shkak të qëndrimit të Serbisë ndaj Kosovës.

Ai thekson se gjatë qëndrimit në Munich, Kurti e ka vendosur çështjen e Radoiçiçit ndër prioritetet kryesore shtetërore, duke e lidhur drejtpërdrejt me funksionimin e drejtësisë dhe me avancimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Image
Fidair Berisha

Sipas Berishës, kërkesa për përballjen e tij me drejtësinë është e arsyeshme pasi autoritetet kosovare e akuzojnë për organizimin dhe ekzekutimin e sulmit në Banjska më 24 shtator 2023.

“Dorëzimi i Radoiçiçit është një nga kushtet kryesore për progres në dialog, sepse pa drejtësi nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve”, vlerëson ai.

Megjithatë, eksperti konsideron se gjasat që Serbia ta ekstradojë zyrtarisht janë minimale, pasi Beogradi nuk e njeh Kosovën dhe nuk ka marrëveshje ekstradimi me institucionet kosovare. Sipas tij, Radoiçiç lëviz lirshëm në Serbi dhe për një kohë të gjatë duket se gëzon mbrojtje shtetërore.

Ndërkohë, disa vende perëndimore kanë kërkuar zbatimin e ligjit për të gjithë të përfshirët në rastin e Banjskës, duke e cilësuar të papranueshëm mos-ekstradimin e tyre.

Berisha paralajmëron se liria e tij paraqet rrezik të vazhdueshëm sigurie.

“Derisa Radoiçiç mbetet i lirë, ai përbën kërcënim real për Kosovën, sidomos në veri, ku mund të nxisë tensione dhe incidente të dhunshme që dëmtojnë edhe dialogun Prishtinë-Beograd”, përfundon eksperti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat