Protesta në 18 vjetorin e Pavarësisë: Kur marshimi i thirrjes për drejtësi ndez dilema dhe ndan qytetarët

Politika

Protesta në 18 vjetorin e Pavarësisë: Kur marshimi i thirrjes për drejtësi ndez dilema dhe ndan qytetarët

Nga: A.M Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Sot në përvjetorin e 18 të pavarësisë së Kosovës, në Prishtinë, më saktësisht në sheshin “Skenderbeu” do të marshohet me moton “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Marshi do të mbahet në nisë në ora 14:00, ndërkaq është organizuar nga platforma “Liria ka Emër”.

E në lidhjr me këtë protestë, për “Bota sot” foli opinionisti Dedë Preqi.

Fillimisht, ai pyeti se pse po mbahet në ditë festë një protest e tillë, derisa do duhej të festohej një datë e tillë historike.

“Pse sot Kosova, në vend të festës së pavarësisë së saj do mbajë protestë? A do duhej të festonte për arritjet e saj të deritanishme dhe në secilin rrafsh prej tyre të shpalosen dhe realizohen shansat e saj të mëtutjeshme për një Kosovë të zhvilluar dhe të integruar.

Apo, qenka vështirë ta përkufizosh një gëzim ku do ndjehemi të qetë dhe të festojmë një datë të tillë historike, siç është Pavarësia e Kosovës, që do të ishte shumë e rëndësishme për shoqërinë dhe shtetin tonë.

Nga ana tjetër, brenda një gëzimi të pritur shpërthen një shqetësim i papritur, i cili po krijon habi dhe konfuzion, mos të themi edhe një problematikë të thellë në shoqërinë tonë shqiptare, kur këto ditë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, po gjykohen krerët e UÇK-së”.

Image
Dedë Preqi.

Krahas kësaj, ai parashtroi edhe disa pyetje për këtë çështje, për atë se kush e formoi Specialen dhe pse ata që nuk e votuan atë më pas u quajtën tradhtarë.

Sipas tij, duke vështruar këtë protest, mund të themi se e gjithë këtë gjë ia kemi bërë “vetëvetes”.

“Mirëpo, vjen pyetja; A thua për cilin shtet paskemi luftuar?

Kush e formoi këtë Gjykatë dhe ia dha dritën e gjelbër kësaj gjykate?

E kujt është kjo Gjykatë, e cila nuk bënë asnjë lloj koordinimi dhe këshille me Drejtësinë e Kosovës?

Dhe kush nuk e votoi këtë Gjykatë në Kuvendin e Kosovës, u quajtën tradhtarë?

Po t’i japim një vështrim kësaj proteste, do të shohim se lë përshtypjen se sa pak është i përgatitur njeriu i sotëm i këtij vendi për të administruar vetëveten, ku gjendja mund të eskaloj apo devijojë në të kundërtën, sepse bëhet fjalë për elementet që ia kemi imponuar vetëvetes…”.

Në vazhdim, opinionisti theksoi se, populli i Kosovës është i fortë, ndonëse përballet me kaose dhe frika të ndryshme që nga pas lufta.

“Populli i këtij vendi është shumë i fortë, i cili qëndron përsëri përballë kaoseve të ndryshme dhe të frikshme edhe pasluftës edhe pse shumica nuk e kupton se ç’po ndodh, ndërsa njerëz me një arsimim shkencor e politik mbajnë fjalimet e tyre, japin udhëzime të ndryshme, por pa e bërë të qartë rrugën e këtij populli, i cili vuajti me shekuj për një copë liri dhe kjo kulturë që po prodhojmë sot, është krejtësisht në të kundërtën e asaj që e kemi paramenduar.

Pse të protestohet po këtë ditë?  Përse vuajtëm aq gjatë për këtë ditë? Përse e menduam aq gjatë këtë ditë për të qenë ndryshe, nëse sot në vend të festës e përdorim termin dhe slloganin ndryshe, duke ua rënduar barrën luftëtarëve dhe çlirimtarëve të lirisë”.

Po ashtu, Preqi foli edhe për gjithë procesin e Hagës, derisa kërkoi nga qytetarët të mos i vënë në dyshim objektivat e veta.

Ndonëse, sipas tij, në rrethanat që jemi, protesta ndanë qytetarët në dy pjesë, atë që protestojnë kundër Speciales dhe ata të cilët ndihen të dëmtuar nga tragjeditë, vrasjet e pasluftës.

“Kjo Gjykatë në Hagë, e cila i ka vënë në shënjestër luftëtarët dhe çlirimtarët e lirisë së Kosovës, dhe po i gjykon në emër të Gjykatës së Kosovës, kjo është vetëm një farsë e ç`pikur e tyre, që e kanë projektuar një Gjykatë të tillë, sepse kjo Gjykatë Speciale, e ka një koordinim dhe bashkërenditje me Serbinë, sëcilës po i shkon përshtati, e cila e ka kurdisur planin e saj, që UÇK-në, ta nxjerr si organizatë terroriste dhe jo çlirimtare.

Prandaj, populli i Kosovës, nuk duhet që premisat dhe objektivat e veta t’i vë në dyshim dhe diskutim dhe të marrë përgjegjësinë e dikujt tjetër, dhe të ballafaqohet sot me kaosin kërcënues ndaj vetëvetes, sepse populli i Kosovës, në këto rrethana përmes këtyre protestave po ndahet në dy pjesë, në njërën anë përfshihen veteranët e luftës dhe një pjesë tjetër e popullit, ndërsa në anën tjetër një pjesë tjetër e këtij  populli, të cilët ndihen të dëmtuar nga tragjeditë, që u kanë ndodhur me humbjen e familjarëve të tyre, duke i fajësuar të akuzuarit në Hagë”, shpjegoi opinionisti.

Ndër të tjera, ai kërkoi që, të punohet me vetëdije dhe guxim për të ardhmen e shtetit, për ta ndërtuar dhe forcuar atë.

“Dikush do të thoshte se, pse po hyjmë në çështje rreth natyrës së këtij imazhi, të cilin po e jep populli i Kosovës, në këto momente të përvjetorit të pavarësisë së saj, por duke i lënë gjërat të shkojnë ashtu sikur duan apo u pëlqejnë të tjerëve për çështjet tona, edhe atëherë kur përgjatë historisë jemi dëmtuar dhe në këtë vazhdë të vuajmë edhe sot.

Kjo nuk është e drejtë, por duke ditur se, nëse e tregojmë afrimitetin dhe unitetin në mes njëri-tjetrit në këtë mënyrë, dhe të përpiqemi për të kuptuar motivet dhe qëndrimet e vëna në jetë, mbase do të kishim edhe më shumë për të thënë dhe për të vepruar, por kjo do të shkonte tej qëllimit tonë si një shoqëri prosperuese, dhe ndërvëllezërore e multietnike në këtë vend.

Një pesimizëm i tillë na hedh në mundësinë e një shkatërrimi të brendshëm, që ndikon edhe nga jashta, por jo edhe si një hapësirë me një njerëzim të vetëdijshëm për domethënien e vet dhe të aftë e të guximshëm për të ndërtuar të ardhmen e këtij vendi”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat