Protesta në Shkup që tronditi universitetet: Çfarë fshihet pas kërkesës për shqipen?

Politika

Protesta në Shkup që tronditi universitetet: Çfarë fshihet pas kërkesës për shqipen?

Nga: A.SH Më: 7 prill 2026 Në ora: 10:01
Protesta e mbajtur dje në Shkup

Në Shkup kanë protestuar studentë shqiptarë nga UT, UEJL dhe UNT, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Ata kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov, pas deklaratës së tij kundër përdorimit të shqipes në këtë provim, duke theksuar zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Protestën e ka mbeshtetur edhe Universiteti i Tiranës.

Profesori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, thotë se protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë të vonuara dhe lidhen me paqartësinë e statusit të gjuhës shqipe që nga Marrëveshja e Ohrit.

Image
Profesori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi

Ai kritikon politikanët shqiptarë për pranimin që provimi juridik të mbahet në maqedonisht, duke theksuar se kjo është bërë për përfitime karriere, ndërsa sot universitetet shqiptare janë vendi kryesor i punësimit për anëtarët e Bashkimi Demokratik për Integrim.

“Këto protesta të studentëve shqiptarë në RMV është dashur të mbahen para njëzet viteve më parë, janë të vonshme, për shkak se statusi i gjuhës shqipe është i paqartë që nga Marrëveshja e Ohrit e deri më sot.

Kërkesat, parolat, protesta e studentëve që provimi i jurispondencës të mbahet në gjuhën shqipe është dhuratë e paraardhësve politikë të cilët heshturazi janë pajtuar që studendët e drejtësisë t'i nënshtrohen provimit maqedonisht e jo në gjuhën amtare. Dhe vetë drejtuesit e BDI-së këtë provim juridik e kanë dhënë në maqedonisht vetëm për një shkak, që pas provimit të avansohen nëpër institucionet shtetërore e arsimore. Themi kështu pasi pas shkuarjes në opozitë si çerdhe e vetme e të punësuarve të BDI-së janë universitetet shqiptare në RMV”, thotë ai.

Mehazi, thotë se protesta e studentëve nuk lidhet vetëm me ta, por me ish-funksionarët e Bashkimi Demokratik për Integrim që tani janë profesorë në universitetet shqiptare.

Ai pretendon se rreth 80% e profesorëve në UT janë nga BDI dhe kanë dhënë provimin juridik në maqedonisht, duke përmendur edhe kryeministrin Kristijan Mickoski.

“Protesta e djeshme e studentëve shqiptarë nuk është mbi emrin e studentëve të guximshëm vetanak, por është mbi emrin ish- funksionarëve të BDI-së që sot janë transformuar në profesorë universitarë të UT, UEJL dhe UNT.

Afër 80% të profesorëve në UT janë ish-funksionarë të BDI-së të cilët provimit të jurispondencës i janë nënshtruar në gjuhën maqedonase të kryeministrit Kristijan Mickoskit” – përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat