160 gjoba në Shkup, 71 për tejkalim të shpejtësisë

Shkupi

160 gjoba në Shkup, 71 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 10:13
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 160 gjoba

Prej gjobave të shqiptuara, 71 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit, 5 gjoba për vozitësit e motoçikletave dhe 4 për tejkalim të parregullt.

MPB i fton shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë drejtimit të makinave dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat