Arrestohen dy shkupjan për sulm të dy policëve

Shkupi

Arrestohen dy shkupjan për sulm të dy policëve

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 19:03
Ilustrim

Në Shkup në bulevardin ‘Brigada maqedonase-kosovare’, dje rreth orës 16:30 nëpunësit policorë nga SP Bit Pazar gjatë sigurimit të aksidentit rrugor janë sulmuar nga ana e dy personave të panjohur.

MPB-ja sot kumtoi se një nëpunës policor është goditur me grusht në pjesën e barkut dhe i’a kanë shqyer xhupin për shi, përderisa polici tjetër është goditur me grusht në pjesën e shpinës.

Pasa masave të ndërmarra ekzistojnë baza të dyshimit se sulmuesit janë SH.R.(30) dhe A.K. (19), që të dy nga Shkupi. Ata janë arrestuar në stacionin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat