Masat kundër koronavirusit, ndryshon orari i lëvizjes së qytetarëve dhe puna në lokale

Shqipëria

Masat kundër koronavirusit, ndryshon orari i lëvizjes së qytetarëve dhe puna në lokale

Më: 5 janar 2021 Në ora: 20:28
Ilustrim

Prej mbrëmjes së sotme, qytetarët do të mund të lëvizin deri në orën 22:00.

Për festat e fundvitit u aplikua një tjetër fashë orari, pra deri në orën 20:30, si për qytetarët, ashtu edhe për baret dhe restorantet.

Ndërkohë, nuk do të lejohet levizja apo puna në lokale prej orës 22:00 deri në orën 06:00.

Kjo është thuajse e vetmja masë e aplikuar nga autoritetet, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Situata e epidemisë nuk është plotësisht e qarta, pasi herë pas here Instituti i Shëndetit Publik bën pak teste, dhe për rrjedhojë dalin edhe pak raste të reja me Covid-19.

Sakaq, brenda muajit janar të këtij vitit pritet të nisë vaksinimi për popullatën në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat