Ligji i ri për avokatinë, si ndryshuan qëndrim për të përjashtuarit nga Vettingu

Shqipëria

Ligji i ri për avokatinë, si ndryshuan qëndrim për të përjashtuarit nga Vettingu

Më: 26 janar 2021 Në ora: 23:29
Ilustrim

Në maj të vitit 2018, teksa në komisionin e ligjeve diskutohej në parim ligji i ri për avokatinë, të gjithë ishin të një mendjeje se të shkarkuarit e Vettingut nuk mund të pranoheshin në Avokati.

“Ne nuk mund të bëhemi strehë për ata që i nxjerr jashtë vettingu, duam një profesion dinjitoz”, u shpreh avokati Maks Haxhia.

Edhe misioni EURALIUS në vendin tonë kërkoi lënien jashtë Avokatisë të të shkarkuarve nga Vettingu. Euralius rekomandoi se “kandidati për fitimin e titullit avokat nuk duhet të jetë shkarkuar nga një funksion publik me vendim të organit displinor kompetent.'

Por, vetëm pak muaj më pas, kur edhe ligji u miratua nen për nen, nuk u vendos asnjë masë ndaluese për të shkarkuarit e Vettingut.

Ndalesa për të futur në sistem të shkarkuarit e Vettingut, u konsiderua se binte ndesh me kushtetutën që garanton të drejtën për të ushtruar një profesion dhe mbeti vetëm në nivelin e një diskutimi moral.

E vetmja masë ndaluese u mor nga vetë Dhoma e Avokatisë, në kapërcim të ligjit, për ata që në momentin e shkarkimit nuk e kanë këtë licencë. Sipas këtij vendimi kjo kategori nuk mund ta marrë licencën e avokatisë për një periudhë 5 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat