Ndërpritet vettingu në polici, filtri vijon punën me punonjësit e SHÇBA

Shqipëria

Ndërpritet vettingu në polici, filtri vijon punën me punonjësit e SHÇBA

Më: 3 mars 2021 Në ora: 21:28
Nga nisja e procesit në filtrin e këtij procesi kanë kaluar 38 zyrtarë, ku vetëm 28 prej tyre janë konfirmuar në detyrë

Rastësi apo e planifikuar?

Me firmën e 5 deputeteve ne Parlamentin shqiptar, procesi i vettingut në Policinë e Shtetit është pezulluar.

Nga nisja e procesit në filtrin e këtij procesi kanë kaluar 38 zyrtarë, ku vetëm 28 prej tyre janë konfirmuar në detyrë.

Ndërprerja e verifikimit pasuror dhe të figurës në forcat e rendit është bërë pikërisht në kohën kur komisioni do të shqyrtonte dosjet e 47 drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve të policisë.

Në vend të tyre filtri do të vazhdojë për punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Ndërkaq gjithçka zhvillohet vetëm kur na ndajnë më pak se dy muaj nga data e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas ndryshimeve të kodit zgjedhor forcat e rendit do të kenë detyrë të angazhohen në shënimin e të gjithë veprave penale që kanë të bëjnë me votimet.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 4 viteve më parë janë ngritur mjaft akuza mbi angazhimin e bluve në fushatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat