'Ligji i arsimit' do anullohet'/ Tabaku: 25 prilli, fitorja e të rinjve ndaj moçalit ku Rama e ka lënë Shqipërinë

Shqipëria

'Ligji i arsimit' do anullohet'/ Tabaku: 25 prilli, fitorja e të rinjve ndaj moçalit ku Rama e ka lënë Shqipërinë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 21:20
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinjtë, ka theksuar se ‘nuk mund ta 'dërgoje përpara rininë një kryeministër që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro’. 

Tabaku ka theksuar gjatë takimit, se me ardhjen e PD-së në pushtet, ligji i arsimit të lartë do të anullohet, duke qënë një nga vendimet e 100 ditëve të para të qeverisë së ardhshme. 

‘Prandaj 25 prilli është fitorja e të rinjve ndaj moçalit ku Rama e ka lënë Shqipërinë. Dita në të cilë rinia zgjedh një qeveritar që i shërben Shqipërisë’, shkruan Tabaku në Facebook.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Nuk mund ta dërgoje përpara rininë një kryeministër që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro.

Prandaj 25 prilli është fitorja e të rinjve ndaj moçalit ku Rama e ka lënë Shqipërinë. Dita në të cilë rinia zgjedh një qeveritar që i shërben Shqipërisë.

Në 25 prill Shqipëria Fiton! Rinia fiton! Familja fiton! #shqipëriafiton

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat