Drejtuesit politik në zonën e riskut, Rama ftesë Leli, tërhiqet Hysi, Bare, Vorpsi e Lala, futet Çomo e Bozo

Shqipëria

Drejtuesit politik në zonën e riskut, Rama ftesë Leli, tërhiqet Hysi, Bare, Vorpsi e Lala, futet Çomo e Bozo

Më: 7 mars 2021 Në ora: 20:16
Edi Rama

Shembullin e Gramoz Ruçit në zgjedhjet e 2017 për t’u vendosur në zonën e rrezikut në renditjen e emrit të kandidatëve për deputet në qarkun e Fierit pritet ta ndjekin edhe dretjuesit e tjerë politik të PS.

 Kjo është një nga sfidat që Edi Rama ju ka vendosur të besuarve të tij në 12 qarqet për të pasur një rezultat sa më të lartë, pavarësish se jo të gjithëve brenda PS ju ka pëlqyer kjo ide.

Por ndryshe nga zgjedhjet e 4 vite më parë në 25 prill qytetarët kanë të drejtën e votës preferenciale dhe kjo mund të shkojë në favor të drejtuesit politik, pavarësisht renditjes.

Përveç Edi Ramës, Damian Gajiknurit, Alket Hysenit, në Vlorë diskutohet emri i Ministres së Financave Anila Denaj, Vullnet Sines dhe Vasill Llajos.

Burime për RTV ORA bëjnë me dije se kryesocialisti i ka propozuar kryebashkiakut vlonjat Dritan Lelit që të jetë pjesë e listës së PS, por përgjigja e tij pritet të mësohet të hënën.

Emrin e Ramës votuesit do ta gjejnë edhe në ekipin e Durrësit, së bashku me Milva Ekonomin dhe Lefter Kokën.

Flitet që inxhinierja dhe prurja e re e ps, Luljeta Bozo të garojë në këtë qark, ndërsa mbetet ende në dyshim kandidimi i ardian Çelës.

5 emra të rinj përfliten në qarkun e Elbasanit. I sigurt është kandidimi i Taulant Ballës dhe Evis Kushit, ndërsa diskutohen 2 këshilltarët e kreut të grupit socialistt, Erald Xhani dhe Besjan Ajazi.

Si dhe pjesë e listës së këtij qarku mund të jenë edhe Albana Hana, Saimir Hasalla dhe Klevis Xhoxhi.

Ndryshime do të pësojë edhe Korça, pasi nga lista e 2017 do të qëndrojnë vetëm Peleshi dhe Pendavijni, por mund të kemi një zhvendosje nga Tirana në këtë qark të Blerina Gjylametit.

Ndërsa prurjet e reja mund të jenë Maksi Fejzullahu, Bledi Çomo dhe Eni Zaka.

PS do të kërkojë të mbajë në Lezhë 3 mandate me Lindita Nikollën dhe Eduard Ndrecaj si dhe me hyrjen e re Shpresa Marnoj.

Për sa i përket Fatit të kritikut brenda PS, Ditmir Bushatit nuk pritet të ketë një vend në Shkodër, pasi në këtë qark përveç emrit të Beqaj dhe Stërkaj, përfliten edhe dy hyrje të reja, Benet Beci dhe prefektja Majlinda Angoni.

Në Kukës PS pret të marrë vetëm një mandat me Gerta Durakun, ndërsa Mimi Kodheli që në 2017 ishte drejtuesi e këtij qarku mund të jetë në listat e Tiranës.

Ndërsa Olta Xhaçka nga Tirana në 2017 do të zhvendoset në Dibër së bashku me Agron Çerin dhe deputeten e opozitës parlamentare Aurora Mara.

efekte

Socialistët me blerjen e Nasip Naços nga LSI-së dhe me në krye Klosin dhe rikandidimin e Fadil Nasufit synojnë 5 deputetë në Berat, në qark që po diskutohet edhe emri i Bardhyl Kollcakut dhe Hatixhe Ikonomit.

Në Gjirokastër nuk ka vend për asnjë ndryshim të mundshëm për listën e sigurt, Blendi Çuçi dhe Mirela Kumbaro. Edhe pse në për këtë ekip do të punojë edhe blerja e fundit nga LSI, Ediola Brahaj.

Haki Çako po punon për të siguruar një vend në Fier, ku mund të garojë përkrah Braçes, Ruçit, Petro Koçit si dhe Antoneta Dhimës

Tirana do të kryesohet nga Etilda Gjonaj, ndërsa një rikonfirmim ka marrë edhe ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Shefja e infektivit Najada Çomo, preketi Toni Gogu, Dallëndyshi Bici dhe Alqi Bllako mund të jenë deputetët e rinj të PS. Deputetët Ylli Shehu, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi do të sfidojnë vetën në listën e mazhorancës në kryeqytet për të thyer rëndidjen e Ramës

Rama nuk do të duhet të mendojë për rënditjen e Vasilika Hysit, Besnik Bares, Sadi Vorpsit dhe Reme Lales, pasi publikisht hoqën dorë nga karrigia e deputetit.

 Përveç 12 drejtuesve politik, 10 emrave të rinj të bërë publik nga Edi Rama si dhe surprizat e Najada 128omos së bashku me Luljeta Bozos, të gjitha kandidatët e tjerë deri të hënën pasdite janë ende të pasigurt.

Në orën 18:00 në PS do të mblidhet kryesia për të miratuar listën përfundimtarë me të cilën Edi Rama do të kërkojë mandatin e tretë qeverisës si kryetar i PS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat