“Ngrini zërin, mos thoni jemi heroina dhe të ulni kokën”, Ines Leskaj ka një thirrje për gratë

Shqipëria

“Ngrini zërin, mos thoni jemi heroina dhe të ulni kokën”, Ines Leskaj ka një thirrje për gratë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 13:55
Ines Leskaj

Ditën e sotme është bërë një aktivitet në lidhje me 8 Marsin. Aktiviteti u organizua me pak pjesëmarrës, pasi duhej që të respektoheshin masat mbrojtëse që janë marrë për shkak të Covid-19.

Drejtoresha e rrjetit të Fuqizimit të Gruas, Ines Leskaj, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku u bëri një thirrje të gjitha vajzave dhe grave.

Ajo i tha që të “ngrenë zërin e të mos thonë unë jam heroinë dhe të ulin kokën”. Sipas saj, duhet të shmanget fjala “heroinë”. Ines vijoi duke thënë se gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit, numri i raportimeve për dhunë  është rritur ndjeshëm.

“Covid-19 ka nxjerrë në pah se pesha e riprodhimit shoqëror, ku përfshihen të gjitha aktivitetet që prodhojnë dhe përkujdesen për jetën, vazhdojnë të rëndojnë mbi supet e grave. Puna e papaguar: pastrimi, gatimi, kujdesi për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët konsiderohet ‘përgjegjësi’ e ‘natyrshme’ e grave në sferën private”, u theksua në këtë aktivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat