“O Zot më merr”, 78-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga dritarja e banesës në Përmet

Shqipëria

“O Zot më merr”, 78-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga dritarja e banesës në Përmet

Më: 15 mars 2021 Në ora: 13:53
78-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Përmet ku një 78 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku ai jetonte.

Sipas "OraNews" ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Partizani” të qytetit të Përmetit, ku 78-vjeçari Xhelil Muço është hedhur nga dritarja e apartamentit të tij duke vënë një jastëk të bardhë në pragun e dritares.

Sipas dëshmitarëve okularë, 78 vjeçari Xhelil Muco para se të kryente aktin, ka vendosur një jastëk tek parmaku i dritares, ka thirrur “O Zot më merr” dhe menjëherë është hedhur.

Policia dhe autoambualnca shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes duke e transportuar në gjendje të rëndë të moshuarin, por fatkeqësisht pas disa minutash Muço ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat