Bushati: Qeveria e ardhshme do të rris pensionet, te moshuarit do perfitojnë ilaçe cilësore me rimbursim

Shqipëria

Bushati: Qeveria e ardhshme do të rris pensionet, te moshuarit do perfitojnë ilaçe cilësore me rimbursim

Më: 16 prill 2021 Në ora: 16:49
Helidon Bushati

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka zhvilluar një takim me pensionistët në lagjen “Perash” në qytetin e Shkodrës, ku ka bashkëbiseduar me to rreth shqetësimeve që kanë. Pjesë e takimit ishin edhe prindërit e tij, ku si të gjithë pensionistët përballen me të njëjtat probleme.

Pensionet e vogla dhe harresa që ka bërë qeveria e 8 viteve për qytetin e Shkodrës dhe shkodranët, ishin shqetesimet kryesore ndërsa shumë prej tyre thanë se jetojnë me të ardhurat e femijëve pasi pensioni nuk ju del as për bukë jo për të mbyllur faturat e muajit apo për të blerë ilaçe.

Bushati shpalosi programin e Partisë Demokratike dhe përfitimet që do të ketë kjo grupmoshë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai u angazhua se qeveria e ardhshme do të rrisë pensionet sa dyfishi i normës së inflacionit dhe në çdo rast jo me pak se 5% në vit.

Po kështu pensionistët do të jenë përfitues të skemës së rimbursimit të ilaçeve, uljes së çmimit të energjisë elektrike.

Bushati, tha se në qendër të vëmendjes do të ketë  familjen shqiptare, mbështetjen ndaj biznesit, mbeshtetje ndaj të rinjëve si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat