Pritet të rinisë numërimi për kandidatët në KZAZ 39 tek Muzeu, ja sa vota morën partitë

Shqipëria

Pritet të rinisë numërimi për kandidatët në KZAZ 39 tek Muzeu, ja sa vota morën partitë

Më: 28 prill 2021 Në ora: 10:11
Pritet të rinisë numërimi për kandidatët në KZAZ 39 tek Muzeu, ja sa vota morën partitë

Pritet të rinisë numërimi i votave për kandidatët në KZAZ nr.39 në kryeqytet, ndërkohë që numërimi për subjektet përfundoi pasditen e djeshme.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Hasan Cani, kryetari i KZAZ 39, e vendosur tek Muzeu Kombëtar, deklaroi në një komunikim se ishte rënë dakord që në 09:00 numëruesit dhe vëzhguesit të ishin në KZAZ për të rinisur numërimin, por jo të gjithë kanë ardhur.

Disa nga numëruesit kanë pretenduar se ndihen të lodhur për shkak të procesit të pandërprerë për subjektet politike.

Dje në 18:30 ka përfunduar numërimi për subjektet politike i 71 kutive dhe PS ka grumbulluar 13130 vota, PD ka 11590 vota, LSI ka rreth 1000 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat