Mjeku Dasho: Vaksinat nuk ofrojnë 100% mbrojtje, varianti ‘Delta’ ka ulur efektin e tyre

Shqipëria

Mjeku Dasho: Vaksinat nuk ofrojnë 100% mbrojtje, varianti ‘Delta’ ka ulur efektin e tyre

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 18:13
Erion Dasho

Mjeku Erion Dasho, është shprehur në se vendimi i Komitetit të Ekspertëve për vaksinën me detyrim kundra Covid-19, nuk është e drejtë.

Më tej ai thotë se edhe pse është kundër vaksinimit të detyrueshëm qytetarët duhet të vaksinohen me një nga vaksinat e çertefikuara nga FDA dhe EMA, siç janë vaksinat Pfizer, AstraZeneca, dhe Moderna.

Megjithatë, këto të fundit nuk të ofrojnë një mbrojtje 100%, pasi edhe hyrja e variantit ‘Delta’ ka zvogëluar efektin e tyre.

"Më unë asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk jam për masa të detyrueshme. Kujdesi shëndetësor është një e drejtë e çdo individi, dhe hyn te të drejtat themelore të individit dhe në këtë  proces vetëm individi e përcakton se çfarë procedurash diagnostike parandaluese apo kuruese duhet të aplikojë dhe të zgjedh për të iu nënshtruar. Nuk do të mbështesë asnjëherë asnjë masë të detyrueshme. Në këtë lloj shoqërie që kemi detyrimi për të iu nënshtruar procedurave mjekësore është i huaj. 

Por nga ana tjetër, vaksinimi në një prej vaksinave të sigurta , Pfizer dhe AstraZeneca, është diçka që çdo qytetar duhet ta kryejë. I kam mëshuar nevojës për vaksinim qoftë tek fëmijët nga mosha 12-18 me vaksinën Pfizer dhe mbi moshën 18-vjeç me vaksinat cilësore që qarkullojnë në Shqipëri. Nuk e kam bërë këtë thirrje më parë sepse vaksina Coronavac është e pa certifikuar nga EMA e FDA. Të gjithë ata që nuk e kanë kaluar Covid-19, urgjentisht të vaksinohen me një nga këto vaksinat cilësore.

Këto vaksina nuk ofrojnë një mbrojtje 100%, dhe me hyrjen e variantit ‘Delta’, kjo e mbrojtje është edhe më e ulët akoma e 94% që u deklarua që në fillim. Vaksina Pfizer, AstraZeneca, dhe Moderna ofrojnë një mbrojtje të pjesshme të virusit."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat