Komentuesi i tha se s’pati respekt për shqiptarët e Maqedonisë pas aksidentit, kështu përgjigjet Rama

Shqipëria

Komentuesi i tha se s’pati respekt për shqiptarët e Maqedonisë pas aksidentit, kështu përgjigjet Rama

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 12:44
Edi Rama

Aksidenti tragjik në Bullgari, që i mori jetën 46 qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, është bërë mollë sherri mes një komentuesi dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Komentuesi i ka kërkuar reagim për tragjedinë e ndodhur, si dhe akuzon kryeministrin se nuk ka respekt për viktimat dhe se është një ndër më të pa interesuarit.

Kjo ka sjellë reagimin e Ramës, i cili sqaron shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, se ia ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave që mëngjesin e asaj dite kur ndodhi aksidenti tragjik dhe se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet. Sipas tij, respektin e ka treguar me vepra e jo me dokrra.

Komentuesi: Kryeministër as një farë respekti për ne shqiptarët e Maqedonisë, kjo është turpi më i madh në gjithë historinë e kombit shqiptar. Arsyen tregoma dhe je një ndër më të pa interesuarit kjo është turpi më i madh, trego arsyen në qoftë se ke.

Rama: Unë i kam shprehur ngushëllimet qysh në mëngjes herët, sapo mora lajmin e keq të tragjedisë, ndërkohë që kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e Shkupit për të mësuar se kur e si do të zhvillohet, nëse do të zhvillohet një ceremoni zyrtare lamtumire për viktimat! Kështu që fjalën turp le ta mbajë kush e përdor pa pikë lidhje, ndërsa respektin për shqiptarët e Maqedonisë e kam treguar besoj me vepra jo me dokrra!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat