Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, një i plagosur në Berat

Shqipëria

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, një i plagosur në Berat

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Berat. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Sinjë, në fshatin Mbreshtan.

Shtetasi me iniciale  S.T, duke drejtuar automjetin ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është shoqëruar në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat