“Propozimi duhet të jetë i yni”- Alibeaj sqaron: Pse Kreu i Shtetit duhet të zgjidhet në tre raundet e para

Shqipëria

“Propozimi duhet të jetë i yni”- Alibeaj sqaron: Pse Kreu i Shtetit duhet të zgjidhet në tre raundet e para

Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:30
Enkelejd Alibeaj

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas dështimit të raundit të parë për zgjedhjen e kreut të shtetit. Sipas tij, propozimi për President duhet të jetë i opozitës. Ndërsa sqaroi se Presidentit i ri duhet të zgjidhet që në tre raundet e para.

“Është një fatkeqësi që raundi i parë mbaron në 5 minuta. Kuptohet se cfarë qëndron pas kësaj. Ne bëmë detyrimin tonë, që të merrnim pjesë në këtë proces. Arsyetimi është i thjeshtë, kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin.

Qëndrimi ynë është i qartë, ne kemi bërë një deklaratë që ja kemi cuar edhe mazhorancës. Nëse duam të zgjedhim presidentin e të gjithë shqiptarëve duhet të kemi një proces konsensual.

Ka kuptim që presidenti të zgjidhet në tre raundet e para që ai të zgjidhet në mënyrë konsensuale.

Ne kemi qenë në pritje të qëndrimit që mazhoranca do të mbante ndaj qëndrimit tonë. Ne propozojmë që të zgjidhjet në tre raundet e para, propozimi të jetë i yni që mos ti hedhë hi syve. Ne jemi në pritje të qëndrimit të tyre. Propozimi të jetë i jonë, por pa përjashtuar palë.

Nuk do të duhet një proces i tillë, kam një emër me jep një emër. Ne kemi një sërë kriteresh”, tha Alibeaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat