Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 47-vjeçar të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.
B. O., 47 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në vitin 2020 nga shërbimet e Policisë të Drejtorisë Fier, në një ambient në përdorim të këtij shtetasi, i është gjetur një sasi lëndë narkotike canabis sativa.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.