Zhdukja e arkave me “Banana King”; 20 punonjësit e portit në gjykatë: S’kemi dijeni ku shkuan

Shqipëria

Zhdukja e arkave me “Banana King”; 20 punonjësit e portit në gjykatë: S’kemi dijeni ku shkuan

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

20 punonjësit e sigurisë portuale dhe kompanisë “Banana King”, që u arrestuan për kontenierin ku mungonin rreth 50 arka me banane dolën këtë të martë para trupit gjykues për tu njohur me masën e sigurisë.

Seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se të gjithë personat e ndaluar kanë mohuar që të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Ndaj tyre rëndon akuza “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kreyer në bashkepunim. Por hetuesit nuk kane ende prova konkrete nëse në kontenierin e ardhur nga Amerika Latine kishte lëndë narkotike.

Ngarkesa kishte mbërritur në portin e Durrësit në datë 8 korrik. Por prej 10 ditësh askush nga kompania nuk ishte paraqitur për  të marrë porosinë deri në ditën ku kontenieri u konstatua i hapur.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, agjentët e antidrogës mësohet se nuk kanë arritur të kapin asnjë pamje pasi kontenieri ka qenë jashtë zonës së mbulimit.

Ngarkesa ishte nisur nga Kolumbia, më pas ishte ndalur në Spanjë, Itali e në fund në Durrës. Ishin punonjësit e komapnisë ata që konstatuan mungesën e arkave me banane.

Policia dhe prokuroria e Durrësit dyshon se kontejneri është manipuluar në port, por nuk përjashtohet mundësia që hapja të jetë bëre gjatë transportit apo qëndrimit në portet e tjera.

Porti i Durrësit është një ndër pikat kryesore të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë viteve të fundit në ngarkesat me banane të porositura nga komani shqiptare jane zbuluar sasi te medha kokaine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat