Berisha: Rama qëndrim çnjerëzor në lidhje me mosdënimin e genocidit serb në Kosovë

Shqipëria

Berisha: Rama qëndrim çnjerëzor në lidhje me mosdënimin e genocidit serb në Kosovë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 13:05
Sali Berisha

Sali Berisha deklaroi nga foltorja e parlamentit se e konsideron Dick Martyn si një mashtrues ordiner dhe një qëndrim të tillë e ka mbajtur dhe në vitin 2011 në sallën e Organizatës së Kombesve të Bashkuara.

Berisha: Së pari dua të dënoj me forcën më të madhe qëndrimin antishqiptar të kësaj pseudomazhorance, të ngritur mbi votat e vjedhura dhe krimit, qëndrimin e saj ndaj rezolutës për dëmnimin e genocidit serb në Kosovë. Ky është një qëndrim prej Vasali, një shkelmimi i gjakut që ranë për lirinë kombëtare, është një shkelmim mbi jetën e 1600 fëmijëve që u vranë në një fushatë infancidale.

Një argat pa moral, pa dinjitet, pa asgjë nuk stepet para gjakut të tyre dhe e mohon. Infanticidi është një nga format më të këqija të genocidit. Është antikombëtar dhe çnjerëzor ky akt. Me asnjë lloj shpërfytyrimi dhe rrugaçërie që kreu juaj bën këtu për të mbuluar këtë qëndrim çnjerëzor, të

Do rikthehem pak tek çështja e DickMartyt një mashtrues ordiner. Del këtu dhe kërkon të bëhet patriot me këtë rezolutë. Sali Berisha në vitin 2011 në sallën e OKB ka denoncuar raportin e Dick Martyt si ato që shkruhen në raport janë shpifje, ato që lexova te raporti i Karla Del Pontes më kujtojnë Agatha Kristin, për të s’fumuar vendimin për pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat