Ndodh edhe kjo! Furgoni pa shofer futet brenda marketit

Shqipëria

Ndodh edhe kjo! Furgoni pa shofer futet brenda marketit

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 14:08
Librazhd

Një furgon është futur brenda një marketi në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte.

Mësohet se automjeti, i cili për pak përfundoi brenda marketit, ishte pa shofer.

Bëhet me dije se për fat të mirë nuk ka patur të lënduar.Por si pasojë e incidentit, marketi në pronësi të Aqif Dautit ka pësuar dëme materiale.

Sa i përket shoferit, mësohet se ai kishte zbritur të pyeste për furnizimin me mall të dyqanit dhe e kishte lënë automjetin ndezur tek dera e biznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat