“Tani duhet të presë thonjtë, të lajë dhëmbët”, Gjekmarkaj: Përjashtimi i deputetëve goditje ndaj parlamentarizmit!

Shqipëria

“Tani duhet të presë thonjtë, të lajë dhëmbët”, Gjekmarkaj: Përjashtimi i deputetëve goditje ndaj parlamentarizmit!

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 16:35
Agron Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj është shprehur se në vendet demokratike nuk ndëshkohet as fjala dhe as opozita.

Gjithashtu Gjekmarkaj, thekson se opozita nuk ka për detyrë të edukojë mazhorancën, ndërsa shton se përjashtimi i vazhdueshëm u deputetëve nuk është respektimi i etikës parlamentare për goditje ndaj parlamentarizmit.

“Opozita nuk është nxënëse e Qeverisë. Kjo e fundit nuk ka për detyrë të edukojë të paren me “shkulje veshi”. Përjashtimi i vazhdueshëm i deputeteve nuk është respektim i etikes parlamentare por goditje ndaj parlamentarizmit.

Opozita fjalën ka nëse nuk i jepet mundësia që ta thotë atë biem në autoritarizëm ndaj të cilit kemi detyrën e shenjtë të reagojmë. Ky nuk është apel mëshirë ndaj qeverisë se opozita e gjen mundësinë për ta thënë fjalën e saj por thirrje për tu kthyer tek arsyeja si respekt ndaj vendit. Në vendet demokratike nuk ndëshkohet as fjala as opozita.

Kjo ndodh atje ku ato shihen si bezdi. Pas këtij qortimi opozita duhet të mbaje pastërti, të presë thonjtë, të lajë dhembet ,të parfumoset e të flasë me zë të ulët. Ndonjëherë të shohë nga Taulanti në tha gjënë e duhur”, shkruan Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat