Gjendet e pajetë 49-vjeçarja në Kolonjë, kishte humbur kontaktet me familjen

Shqipëria

Gjendet e pajetë 49-vjeçarja në Kolonjë, kishte humbur kontaktet me familjen

Më: 24 maj 2023 Në ora: 14:28
Policia

Gjendet në Gozhdarazhdë të Kolonjë një trup i pajetë.

Dyshohet se bëhet fjalë për 49-vjeçaren Mimoza Kristo që kishte humbur kontaktet me familjen.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota, pasi nuk dihet nga se i është shkaktuar vdekja.

49-vjeçarja ka humbur kontakt që më 20 maj, ndërsa familjaret kanë deklaruar se ka probleme të shëndetit mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat