“Mos hani vezë, sjell sëmundje të rënda” - Çfarë i ndodhi nutricionistit 70 vjeçar?

Shqipëria

“Mos hani vezë, sjell sëmundje të rënda” - Çfarë i ndodhi nutricionistit 70 vjeçar?

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 08:34
Ylli Gramatiku

Nutricionisti Ylli Gramatiku ka dalë kundër testeve të intolerancës ushqimore, duke i cilësuar ato mashtrime për të përfituar para.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania ai dha disa këshilla për ushqimet që nuk duhen konsumuar për të shmangur problemet në organizëm.

Ai  tregoi se deri në moshën 45-vjeçare ka pasur një dietë ushqimore si të gjithë, më pas u sëmurë dhe kuptoi se disa ushqime, mes të cilave veza i kishin shkaktuar dëme në organizëm.

“Studiova më vonë  dhe kuptova që veza është e dëmshme, ushqen bakteret, ushqen kancerin. Çdo ushqim me origjinë  shtazore ushqen bakteret e këqija në trup, krijon  mbetje. Proteinat mund të zëvendësohen duke u marrë nga frutat”, tha nutricionisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat