“Të pezullohet vendimi i gjykatës”/ Vula e PD iu dha Berishës, GJL shqyrton sot kërkesën e Alibeajt

Shqipëria

“Të pezullohet vendimi i gjykatës”/ Vula e PD iu dha Berishës, GJL shqyrton sot kërkesën e Alibeajt

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 10:43
Foto ilustrim

Sot, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në dhomë këshillimi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukrit për PD, kërkesë kjo e bërë nga Enkelejd Alibeaj.

Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.

Kujtojmë se me vendimin e gjykatës, vula e Partisë Demokratike iu dha ish-kryeministrit Sali Berisha.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat