Rama ironizon deputetin e PD-së: Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë! Të tjerët janë llum

Shqipëria

Rama ironizon deputetin e PD-së: Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë! Të tjerët janë llum

Më: 19 mars 2025 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Dashnor Sulën pasi mbeti pa parti për të kandiduar në zgjedhjet e 11 Majit.

Edi Rama: Nuk është rastësi që kalaja e Rozafës është legjendë shqiptare, ndërto ditën e prish natën.

Ndërto Dash Sula gjithë atë parti në Peqin dhe ia prishën natën, u gdhi në mëngjes dhe ia kishin marrë partinë, ia morën natën partinë Dash Sulës.

Gjithë ajo parti atje, nuk dihet se kush do ti hajë ato kokrra gruri se gjeli detit mbeti pa parti. Gjel deti e kam kompliment se është në fushë të thatë, se të tjerët janë lluc. Mund të thuash çfarë të duash për atë, po ato që i ka, i ka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat