Kryeministri Edi Rama thotë se në Shqipërinë 2030, paga minimale do të jetë 650 euro.
Në Roskovec, Rama u shpreh se biznesit të vogël, nga taksa zero, i është lënë 66 milionë euro në vit, para që më parë i merrte shteti.
“Paga minimale sot është 400 euro, në janar të 2026 do jetë 500 euro. Objektivi është që në Shqipërinë 2030, paga minimale do jetë 650 euro. Paga mesatare në sektorin publik ishte 320 euro në 2013, sot është 848 euro, me të dhënat e fundit, paga mesatare 2.6 herë më e lartë.
Bizneset e vogla, deri në 100 mijë euro, taksë zero. 66 milionë euro i merrte shteti, duke i bërë uljen e taksës dhe TVSH në zero, këto 66 milionë euro në vit janë shpërndarë nga bizneset. Për bizneset deri në 140 mijë euro, edhe për to, 58 milionë euro në vit, nuk i ka marrë shteti, por ua ka lënë atyre”, theksoi ai.