Sekretari i QV-së merr me vete vulën, bllokohet procesi i votimit: Kishte parregullsi dhe u largova

Shqipëria

Sekretari i QV-së merr me vete vulën, bllokohet procesi i votimit: Kishte parregullsi dhe u largova

Më: 11 maj 2025 Në ora: 13:34

Në mesditë sekretari i Qendrës së Votimit 3209/1 në Topojë të Fierit, ka marrë edhe vulën me vete duke bllokuar procesin e votimit. 

Pas disa momentesh tensioni, në një intervistë për Top Channel me gazetaren Kristi Gongo sekretari tregon se u udhëzua nga strukturat e PD që përfaqëson në komision për të vepruar në atë formë.

“Kishte votime familjare, patronazhistë ndaj u largova.

Mora udhëzimin e strukturave”-tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat