Në të njëjtën zonë ku ra edhe vitin e kaluar, zjarri përfshin sipërfaqet pyjore të Qafë Qelës

Shqipëria

Në të njëjtën zonë ku ra edhe vitin e kaluar, zjarri përfshin sipërfaqet pyjore të Qafë Qelës

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 20:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Situatës së vështirë me zjarret në vend i është shtuar edhe një vatër tjetër në orët e pasdites në Pukë. Zjarri ka rënë në sipërfaqet pyjore të Qafë Qelës.

Zjarri është përhapur në të ashtquajturën ekonomia pyjore mes Vaut të Dejës dhe Pukës.

Zjarrfikës nga të dyja bashkitë janë të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka rënë në të njëjtin vend ku u shfaq një vit më parë. Flakët kanë përshkuar një sipërfaqe të madhe me shkurre. Autoritetet kanë nisur hetimet për këtë vatër zjarri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat