4-vjeçari lëndohet pasi u rrëzua në kopsht, policia nis hetimet

Shqipëria

4-vjeçari lëndohet pasi u rrëzua në kopsht, policia nis hetimet

Më: 15 gusht 2025 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një i mitur është paraqitur për mjekim në spitalin e kryeqytetit pasi dyshohet është rrëzuar teksa ndodhej në kopsht.

Policia bëri me dije se 4-vjeçari ka dyshime se është rrëzuar aksidentalisht, gjatë lojës në kopsht, me bashkëmoshatarët.

I mituri është aktualisht në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për verifikimin e plotë të rrethanave të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat