Vrasja e gjyqtarit Kalaja, shoqërohet në polici Gjon Shkambi

Shqipëria

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, shoqërohet në polici Gjon Shkambi

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 19:38
Gjon Shkambi

Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja është shoqëruar në polici lidhur me ngjarjen. Nipi i tij, Elvis Shkambi është arrestuar nga policia pasi ka pranuar fajin se ka qëlluar me armë në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë ku për pasojë humbi jetën gjyqtari Kalaja.

Gjyqtari pasditen e sotme u plagos për vdekje me armë gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë. ]Ai nuk ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqur pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat