Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit Ilir Meta

Shqipëria

Kërkoi lirimin nga qelia, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit Ilir Meta

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 15:50
Ilir Meta

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës për lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës së sigurisë.

Kujtojmë se ish-presidenti Ilir Meta qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Në dosje,  Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat