Tubimi i 52 kundër qeverisë! Mbyllet protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Shqipëria

Tubimi i 52 kundër qeverisë! Mbyllet protesta, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 08:05 Përditësuar në ora: 23:29 më 21.07.2026
Pamje nga protesta

Tubimi i 52 kundër qeverisë! Mbyllet protesta

Përfundon protesta e 52 kundër Edi Ramës. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Arresto Ballukun”, “Shqipëria kërkon Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Parlament analfabet”, “PD-PS këlyshë komunistësh”, “Arrestoni Ramën”

52 ditë rezistencë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Prej më shumë se shtatë javësh, protesta ka vijuar pa ndërprerje, me një kërkesë të përsëritur nga organizatorët dhe pjesëmarrësit: ndryshim politik dhe përgjegjësi institucionale, dhe largimin kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë protestuesi kanë paralajmëruar protestë më 23 korrik, para Parlamentit, në seancën e fundit plenare.

Aktivisti Tepelena: Eurodeputeti gjerman akuzoi Ramën! Të enjten te Kuvendi, kjo klasë e inkriminuar nuk na përfaqëson

Aktivisti dhe organizatori i protestës qytetare, Andi Tepelena, hodhi sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama në ditën e 52-të të revoltës për pastrim parash dhe i bëri thirrje SPAK-ut të niste hetimet ndaj tij.

Ai shpjegoi se edhe një eurodeputet gjerman ka bërë deklaratën e fortë dhe akuzën ndaj kreut të ekzekutivit, se po pastron paratë me familjarët e tij de se nuk ka vjedhur vetëm zgjedhjet.

“Protesta vazhdon të marrë mbështetje ndërkombëtare sot në ditën e 52-të të saj. Balla thotë se po shuhet protesta, po ku mo derdimen? Kur mediat ndërkombëtare shkruajnë, ku mbështetet nga diaspora dhe nga miliona njerëz. Këto ditë ka pasur një deklaratë të fortë nga një europarlamentar gjerman që akuzonte drejtpërdrejt kryeministrin Rama për pastrim parash nëpërmjet familjes ë tij. Ai deklaronte se Rama vodhi zgjedhjet dhe po pastron paraë e pista nëpërmjet familjarëve”, tha Tepelena.

Aktivisti i bëri thirrje edhe Prokurorisë së Posaçme që të vepronte dhe të bashkohej me protestuesit.

“Thirrja që bëjmë ne është ku je o SPAK, të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga SPAK. Durimi ka një kufi. SPAK të hapësh hetimet për kryeministrin shqiptar, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne”, vijoi ai.

Në fund Tepelena falënderoi të gjithë qytetarët që udhëtonin ng rrethet apo diaspora për t’iu bashkuar sheshit të protestës çdo ditë.

“Kam një falënderim për të gjithë qytetarët shqiptarë që vinë këtu në protestë, marrin furgona, autobusë dhe vijnë këtu. Vijnë nga jugu në veri. Besojnë se ditë më të mira do vijnë për shqiptarët, besojnë se ata emigrantë do vijnë këtu, besojnë për shëndetësi dhe arsim, për vende pune këtu, besojnë në zgjedhje të lira dhe në demokraci. Ndaj i falënderoj ata që marrin përditë rrugë dhe vijnë këtu e janë me ne përditë”, tha ai.

Teksa apeloi për qytetarët duke kujtuar se të enjten, në seancën e fundit plenare të Kuvendit, të mblidhen që në mëngjes para godinës për të protestuar kundër klasës së inkriminuar politike. “

“Mos harroni se ditën e enjte në orën 08:00 të mëngjesit fillon grumbullimi para Kuvendit për t’i treguar kësaj klase të inkriminuar politike se nuk na përfaqëson. Rama në burg, Berisha në burg! Nuk na përfaqësojnë”, deklaroi Tepelena.

 Fjala e Andi Tepelenës:

“Sot në ditën e 52 vijojmë të marrim mbështetje ndërkombëtare sot ka pasur reagim nga Internacionalja e Partive të Djathta Europiane e cila na mbështet, kjo është mbështetja më e madhe pas vizitës së eurodeputetëve. Nëse gazetat lexohen nga gjithë bota, mbështeten nga shqiptarët në diasporë ,nuk janë më qindra po miliona njerëz. Taulant Balla ik dhe merr rrugët, propaganës i ka dalë boja.

Një europdeputet bën një deklaratë të fortë dhe thotë se Rama po pastron para përmes familjarëve të tij. Ne po bëjmë pyetjen çfarë po bën SPAK, pse nuk po hap hetimet ndaj kryeministrit? Durimi ka një kufi, SPAK hap hetimet, mos i zhgënje shqiptarët, tregoni se jeni patriotë.

Përshëndes shqiptarët që marrin rrugët nga qytetet e Shqipërisë për të ardhur këtu, i ka bërë shqiptarët bashkë nga lindja në perëndim, nga veriu në jug dhe besojnë se do të vijnë ditë më të mira, se fëmijët nuk do të marrin rrugët, se prona do të shkojë te i zoti, te Shqipëria e lirë”.

Aktivisti Ilir Xhemalaj: Kemi 52 ditë protesta, asnjë reagim nga qeveria! E gjithë Shqipëria në shitje, kryeministri na bën sehir

Aktivisti Ilir Xhemalaj, nga sheshi para kryeministrisë, në ditën e 52-të të protestës, ka deklaruar se qeveria nuk ka dhënë asnjë përgjigje për shqetësimet e ngritura nga qytetarët.

Ai u ndal te deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Paketën e Maleve, duke ngritur pikëpyetje mbi përfituesit e tokave në zonat rurale, në një kohë kur, sipas tij, shumë fshatra janë boshatisur.

“Sot kryeministri tha se nuk tërhiqet nga Paketa e Maleve, tha se do ta bëjë si Zvicra. Tha se shqiptarët do të marrin tokat e të parëve të tyre për 1 euro. Tani lind një pyetje, kush do t’i marrë këto toka? Ku janë këta qytetarë? Shqipëria është shpopulluar e gjitha”, tha ai.

Më tej, aktivisti akuzoi qeverinë se po lejon shitjen e pasurive të vendit, duke përmendur ligjin për tokat bujqësore, ndërsa shtoi se kryeministri nuk reagon, “por rri aty dhe na bën sehir”.

Ilir Xhemalaj: Sot u bënë 52 ditë protesta dhe ne nuk shikojmë asnjë reagim nga qeveria. Sot janë 52 ditë dhe kryeministri ynë sjelljen tonë paqësore dhe qytetare e merr për dobësi. Sot kryeministri tha se nuk tërhiqet nga Paketa e Maleve, tha se do ta bëjë si Zvicra. Tha se shqiptarët do të marrin tokat e të parëve të tyre për 1 euro. Tani lind një pyetje, kush do t’i marrë këto toka? Ku janë këta qytetarë? Shqipëria është shpopulluar e gjitha.

E sfidoj kryeministrin të shkojë atje, në fshatin tim, në krahinën e Tepelenës. Nuk ka rrugë për të vajtur, nuk ka drita, nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka shërbime. Por mbi të gjitha, nuk ka njerëz. Atëherë, zoti kryeministër, kush do t’i marrë këto toka? Kush? Kush do të vijë këtu dhe të marrë tokat tona?

Mos të harrojmë se para disa ditësh u kalua edhe një ligj për shitjen e tokave bujqësore. Pra, tokat bujqësore po shiten, tokat në mal po shiten, deti po shitet. E gjithë Shqipëria është në shitje dhe kryeministri rri aty dhe na bën sehir. Ju zoti kryeministër, duhet të reflektoni dhe të jepni dorëheqjen.

“Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë!”- Dita e 52-të e rezistencës popullore, parullat në protestë: Për resortet ligje me porosi, për qytetarët lista të mbyllura!

Dita e 52-të e rezistencës popullore ka sjellë një tjetër larmi parullash dhe pankartash të qytetarëve në sheshin kryesor të Tiranës.

Të mbledhur masivisht si çdo ditë, ku kërkojnë pa u dorëzuar dorëheqjen e qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe largimin e klasës së vjetër politike, ata nuk i kanë kursyer thirrjet për ndryshim dhe Shqipëri të Re.

Nën moton “Ju erdhi fundi”, qytetarët thirrën për revolucion, ndërsa mbanin në duar pankartat dygjuhëshe.

Mes parullave spikasnin:

“Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë!”

“Të ndryshohet Kodi Zgjedhor, të hapen listat 100%”

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu!

“Rama jep dorëheqjen” – Nis grumbullimi për ditën e 52-të të revoltës para Kryeministrisë

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pritet të zhvillohet protesta e 52-të radhazi kundër qeverisë.

Protestuesit po mblidhen në shesh me pankarta dhe flamuj, ndërsa dëgjohen edhe thirrjet “Rama jep dorëheqjen”. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se protesta do të vazhdojë çdo ditë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Ashtu si në ditët e mëparshme, qytetarët synojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisjes dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në orët në vijim pritet që numri i pjesëmarrësve të rritet, ndërsa protesta do të zhvillohet para godinës së Kryeministrisë në qendër të Tiranës.

“Rama jep dorëheqjen” – Dita e 52-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët zbresin sërish në shesh para Kryeministrisë

Protesta qytetarë ka hyrë sot në ditën e 52-të. Ashtu sikurse ditët e mëparshme, qytetarët do të mblidhen në bulevardin para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ajo që nisi në fillim, në ditët e fundit të muajit maj, kundër mungesës së transparencës në lidhje me projektin e Zvërnecit, është shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër Ramës, për keqqeverisjen dhe korrupsionin.

Një ditë më parë, një protestë u zhvillua edhe para Kuvendit, ku protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të disa deputetëve. Qytetarët shprehen se deputetët që ndodhen në parlament nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të Ramës, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, e “Paketës së Maleve”, si dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore. Po ashtu ata kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ndryshime kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat