​Protesta në Tiranë në ditën e 77-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Shqipëria

​Protesta në Tiranë në ditën e 77-të, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Më: 15 gusht 2026 Në ora: 21:09
Pamje nga protesta

Tubimet e organizuara në kryeqytet kanë shënuar sot ditën e tyre të 77-të me radhë.

Me pankarta në duar dhe thirrje të vazhdueshme, protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, i cili ka shërbyer edhe si pika e nisjes për tubimin e sotëm.

Më pas, protestuesit i janë drejtuar përmes një marshimi bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, raporton RTSH.

Disa prej përfaqësuesve dhe pjesëmarrësve në tubim kanë mbajtur fjalime me tone kritike ndaj ekzekutivit dhe klasës politike në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat